Maqedonia është vend ne zhvillim rajonal jashtëzakonisht të pabarabartë, Angjushev i largohet pyetjeve të gazetares
Në tribunën e organizuar për zhvillim të barabartë rajonal, Zv.kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev, bëri thirrje se Maqedonia është vend ne zhvillim rajonal jashtëzakonisht të pabarabartë, njohton Almakos.
Por, në pyetjet nga Almakos, në lidhje me pasojat të cilat shteti mund të ballafaqohet nëse nuk ka zhvillim të barabartë dhe në pyetjen a ka qenë e përfshirë Maqedonia Veri Perëndimore në programe të këtilla politike, Angjushev u largua.
Ai më herët tha për mediat në vend tha se në Maqedoni ka më shumë përmendore, ku edhe janë investuar me miljiona, ndërsat për rrjetet e kanalizimt fare pak.
“Vetëm për 18 për qind e vendbanimeve janë me rrjet kanalizimi, ndërsa në Shkup ka përmendore me miliona euro. Situatën e këtillë duhet ta ndryshojmë dhe mundësitë që i kemi duhet t’i vendosim në mënyrë të barabartë për të gjithë”, tha Angjushev.
Përfaqësuesi qeveritar tha se mjetet buxhetore së pari duhet të ndahen në rajone, ku edhe nevoitet për infrastukturë, institucione ku punojnë e veprojnë qytetarët e vendit.
“Ne jemi shtet i vogël, por jo i pasur. Për këtë arsye duhe të mendojmë si familje dhe së pari të përkujdesemi për problemet ekzistuese, rrugët, kanalizimet, shkollat, spitalet, ndërsa më pas të shikojmë luksin”, tha Angjushev.
Ai gjithashtu shtoi se është e nevojshme strategji për sigurimin e kushteve për jetë më të mirë jo vetëm në Shkup, por në gjithë Maqedoninë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, zëvendëskryeministri informoi se Qeveria intensivisht punon në dëmshpërblimin e afaristëve, të cilët kanë humbur shumë nga përmbytjet e vitit të kaluar në komunën e Gazi Babës, por është e përkushtuar edhe në zgjidhjen e problemeve posaçërisht me infrastrukturën në zonën Vizbeg. Në Vizbeg, siç tha Angjushev, projekti për rrugën Shkup – Bllace ka lëshime serioze.
“Në pajtim me projektin, siç është bërë tani, rruga kalon nëpër më shumë objekte të ndërtuara. Nuk ka pasur kujdes dhe kjo duhet të ndryshohet. Nuk mund njerëzve t’u prishim objektet që të bëhet autostradë. Duhet të gjendet zgjidhje tjetër, me siguri kjo do të jetë bulevard deri te Qarkorja”, tha Angjushev
Ndërsa, nga inspektoriati për Vetëqeverisje Lokale , Pavleski foli për referendumet për emigrantë, së bashku me zgjedhjet, i prish të dy proceset. Ku edhe Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale do të konfirmojë se nëse është parashtruar ligjërisht çështja për referendumet për emigrantët të caktuara në disa komuna në datën kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet lokale, paralajmëroi sot zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski.
Sipas tij, mbajtja e referendumeve, së bashku me zgjedhjet, është simptomatike dhe i prish të dy proceset. Pavleski nënvizon se referendumet dhe pyetjet duhet të shpallen dhe definohen në pajtueshmëri të Ligjit, posaçërisht kur bëhet fjalë për nivel lokal, ndërsa qytetarëve duhet t’u jepet shans dhe kohë të mjaftueshme që të njoftohen me pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjen.
“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen reale në terren. Më shumë komuna shpallën referendume për pyetjen identike: se nëse dakordohen qytetarët për akomodim dhe integrim të emigrantëve në territorin e tyre. Ajo çka është simptomatike është që të gjithë ato përputhen me mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në këtë kuptim dëshiroj qartë të theksoj se qëllimi kryesor i një demokracie është që të organizojë zgjedhje në të cilat qytetarët do të munden lirshëm dhe pa pengesë të qartësohen, ndërsa institucionet dhe shteti duhet të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë këtë proces. Por, gjithashtu edhe referendumi është kategori kushtetuese për të cilën çdo demokraci funksionale duhet maksimalisht të kujdeset”, nënvizoi zëvendësministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para tribunës për zhvillim të barabartë rajonal.
D.K
Almakos.com

