Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë prezantimit të punës 100 ditore të Qeverisë në fushën e euro-integrimeve deklaroi se tani janë të nevojshme hapa konkrete nga Bashkimi Europian për përforcimin e optimizmit evropian në Ballkan. Ai shtoi se kjo qeveri edhe më tej do të vazhdojë të plotësojë obligimet e saja në drejtim të përafrimit me institucionet europiane dhe euroatlantike.
“Progresi në proceset euro-integruese në RM, për fat të mirë nuk paraqet një rast të izoluar në Ballkan, por është në të njëjtin drejtim të frymës të optimizmit europian-rajonal që është përhapur edhe tek vendet anëtare të Unionit. Nevojiten hapa konkret nga ana e BE-së, por edhe nga ana e vendeve anëtare të Unionit, hapa në drejtim të vizibilitetit të perspektivave europiane të RM-së. Hapa të cilat do të shkonin në drejtim të përforcimit të optimizmit europian në vend dhe në rajon”, ka thënë Bujar Osmani, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane.
Në drejtim të zhbllokimit të procesit eurointegrues të vendit, Osmani përmendi formimin e planit 3-6-9, që përfshin reforma të shpejta të cilat do të bëjnë që vendi të kthehet në rrugën eurointegruese.
“Si Sekretariat për Çështje Evropiane, parashtruam mekanizma serioze për mbikëqyrje dhe monitorim të realizmit të reformave, për çka ndër tjera formuam grupin punues në nivel ministrash. Plani 3-6-9 ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë e planit, ose pjesa 3, është në fazën finale të implementimit e cila duhet të kurorëzohet me mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme, fer dhe të lira”, ka shtuar ai.
Osmani gjithashtu shtoi se Qeveria është angazhuar që t’i largojë pengesat për euro-integrim, duke ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me shtetet fqinje, duke përmendur vizitën e një delegacioni qeveritar në Bruksel, ku është siguruar mbështetje për debllokimin e eurointegrimeve, vizitën e eurokomisarit Han, i cili mori pjesë edhe në një mbledhje të qeverisë, si dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.
Emine Ismaili /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- VMRO: Filipçe hesht ndaj deklaratave fyese nga Bullgaria
- 16-vjeçari tmerron xhamitë e Tetovës, thyente kasafortat e donacioneve dhe merrte paratë
- Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë
- Akuzon LSDM: “Bota Serbe” mbi shtetin, VMRO në shërbim të Vuçiqit
- Kapen 500,000 € në “Tabanoc”, në një minibus që drejtohej nga një shtetas shqiptar
- LSM: Shporta sindikale minimale në muajin maj është 68.743 denarë
- Kaq po shitet nafta dhe benzina sot në Kosovë
- Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF

