Në një tryezë të rrumbullakët fermerët kanë kërkuar që qeveria e re t’u kushtojë vëmendje dhe të lejojë që këta të përfshihen në hartimin e politikave agrare, u tha nga shoqata “Kualicioni Rural”, njohton Almakos.
Menduh Nuhiu, kryetari aktual i shoqatës “Kualicioni Rural”, nga komuna e Kumanovës, përfshirë edhe më gjërë, tha se me krijimin e qeverisë së re, do të mundësohet hapsirë bujqve individual që të thithin fonde nga qeveria. Poashtu që këta të kenë qasje në vendimarrje, për hartimin e planeve agrare.
“Qëllimi, prej themelimit të kësaj shoqate ishte të lobojmë me instutucionet qofshin qeveritare apo jo, për ta ndryshuar në përgjithësi politikën agrare. Fatkeqësisht deri më tani, gjithë aktivitet që ka bërë kjo shoqatë dhe më tutje do të vazhdojmë. Me keqardhje dua të them se deri më tani nuk kemi patur dëgjim, nga pala tjetër, kjo nënkupton nga Ministria e Buqësisë, por tani shpresat janë më të mëdhaja, me ndryshimin e qeverisë. Dhe mendojmë se do ta zbusim situatën, të paktën në situatën aktuale, që është në Maqedoni, në politikën agrare. Hapat që kemi bërë deri më tani ne është falë faktorit të jashtëm, ambasadave në RM, duke na ndihmuar, financiarisht, që të bëjmë një hulumtim apo projekt – ide, që të propozojmë, me çka jemi falemnderues këtyre ambasadave. Kemi filluar pak në hulumtime, por mos themi që kemi bërë punë të madhe, por gradualisht do të futemi në binaret e asaj që pretendojmë ne si shoqatë, për zhvillimin e buqësisë, në vend.
Hapat konkret që kemi bërë deri më tani kanë qenë sugjerimet tona në Ministrinë e Bujqësisë, por ajo që është më prekse për këtë fushë, veçmas bujqit individual nuk mund t’i shfrytëzojnë fondet, që Qeveria e kaluar i quante subvencione për bujqit”, tha Munduh Nuhiu, kryetari aktual i shoqatës “Kualicioni Rural”, për Almakos
I pyetur se pse nuk kanë qasje bujqit, deri te organet kompetente,gjegjësisht institucionet, Nuhiu thotë se ka shumë faktorë që e pengojnë.
“Faktorë ka shumë në këtë fushë, për arsye se deri në këtë moment, pra vazhdon deri sot, kjo situatë e bujqit individual në Maqedoni bën që të ndërmarrim ne masa, si shoqatë ose si grup, duke i thirrur këta bujq që të anëtarësohen në shoqata ose të vet themelojnë një shoqatë, për t’i arritur qëllimet më lehtë”, tha Nuhiu
Ai shtoi se mundohen që nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë të imponojnë një ide, për një bashkëpunim të mirëfilltë, jo me prapavijë, por që të kenë nxitje dhe moral, që ta kthejnë besimin te bujqit individual, që të zhvillohet bujqësia, apo politika agrare, në Maqedoni.
“Këtë nuk e kemi realizuar deri më tani, por, përmes bashkimit të bujqve individual dhe përmes idesë së mirë, mos themi edhe fondeve që ata dijnë të thithin nga faktorë të jashtëm, të zhvillohet politika agrare në Maqedoni”, tha Nuhiu.
Ata mendojnë se me ndryshim e qeverisë, do të ndryshon edhe gjendja e bujqve individual në Maqedoni, ku edhe do të ketë përfshirje në vendimarrje në hartimin e politikave agrare.
Delvina Kërluku
Almakos.com

