19 September
Me zbatimin e zgjedhjeve lokale të drejta dhe demokratike do të rrumbullakohen reformat e planifikuara për 3 mujorin e parë, tha Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij, Maqedonia është vendi që bën kthesë në rrugën e tij euro-atlantike dhe kërkoi më shumë vëmendje nga Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër vetë Osmani pranoi se vendi nuk ka aftësi për të shfrytëzuar të gjitha fondet IPA që lëshon Bashkimi Evropian. Ai sqaroi se deri tani janë absorbuar vetëm 64% nga paketi IPA 2, por se ekziston mundësia që deri në fund të mos mund të realizohen as këto 64%.
Edhe për këtu ekzistojnë dy pikëpamje. Është shkëlqyeshëm që kemi 445 milion euro të programuara dhe të shpërndara në projekte, por sfidat që rezultuan me humbjen e 46 milion eurove në fazën e programimit dhe shpërndarjes si dhe rreziku aktual për mos-realizim të tërësishëm mbetet. Pikërisht në këtë kontekst kritik vërejtjet nga ky raport për gjendjen me IPA do të paraqes bazë kryesore, mbi të cilën do të ndërtohet Master Plan i ri për reforma në strukturën IPA dhe reforma të përgjithshme në drejtim të rritjes së kapaciteteve të administratës shtetërore – deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Alsat-M

