19 September
Ekstremizmi radikal edhe më tej është kërcënim serioz për Maqedoninë dhe Ballkanin, vlerësojnë ekspertët. Fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Afërt para dy viteve ishte shkak për druajtje më të mëdha të kësaj natyre. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski thotë se në përpunim e sipër është strategjia nacionale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit radikal. Gjithashtu është formuar një qendër nacionale koordinuese për luftë kundër kësaj dukurie.
Kjo do të thotë jo vetëm përgatitje që e kemi bërë për veprim represiv të shtetit, por është edhe me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe luftën kundër terrorizmit që të kemi parandalim dhe para se gjithash risocializim të personave që janë radikalizuar – tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
Sipas MPB-së, rreth 150 qytetarë të Maqedonisë kanë qenë në luftërat e Sirisë dhe Irakut, ndërsa 60 prej tyre janë kthyer.
Në periudhën e ardhshme pritet të ketë aktivitete të caktuara edhe në vendet tona. Pasi nëpër këtë marshutë të emigrantëve që kalon këndej, ishin persona të caktuar të infiltruar në radhët e ISIS, duhet të jemi të gatshëm që të reagojmë në mënyrë përkatëse – u shpreh Zvonimir Xhorxheviq, profesor universitar nga Beogradi.
Një pjesë e këtyre qëndrimeve u shpalosën në suazat e konferencës ndërkombëtare në Ohër për menaxhimin me sfidat e ekstremizmit në rritje dhe parandalimin e tij.
Miki Trajkovski

