Author: almakos

Ulje të temperaturave për 10 deri në 12 gradë paralajmërojnë meteorologët prej pasnesër. Moti i ngrohtë me temperaturë deri më 31 gradë do të mbahet edhe nesër. Nga e mërkura, temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. Do të fryjë erë e forcuar nga drejtimi jugperëndimor, do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me paraqitjen e bubullimave të rralla. Të enjten, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mjaftë i freskët me shi të dobët lokal dhe erë mesatare veriperëndimore. Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe i freskët me temperatura…

Lexo më Shumë

19 September Shorti për konfirmimin e orarit në listën e vetme të kandidatëve – renditjen e fletëvotimeve, do të mbahet sot në orën 12, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).Nga KSHZ i ftojnë përfaqësuesit e partive politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, që do të marrin pjesë në Zgjedhjet lokale 2017 që të marrin pjesë në hedhjen e shortit, ndërsa me vete të sjellin autorizim nga parashtruesit i listës. Hedhja e shortit do të mbahet në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Lista e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatëve për kryetar komune, të cilat janë parashtruar nga parashtruesi…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Ohër do të marrë pjesë në hapjen e Konferencës së dytë ndërkombëtare me temë “Ballafaqimi me sfidat e ekstremizmit fetar rritës. Menaxhimi dhe negociata në situata krize të shkaktuara nga ekstremistë fetarë”. Konferenca është e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

18 September Kryeministri Zoran Zaev sot në Nju-Jork kishte takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Tramp. “Në Nju-Jork jam për Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. Në takimin me presidentin Donald Tramp pak më parë shpreha mbështetje për nismën e tij që përmes Deklaratës të mbështeten reformat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i KB-së. I dëshirova fillim të suksesshëm të reformave në organizatën e KB-së”, publikoi kryeministri Zaev në profilin e tij në “Fejsbuk”. Zaev deri më 23 shtator merr pjesë në Debatin e përgjithshëm të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai gjatë vizitës së punës në…

Lexo më Shumë

PSP dëshmoi se është dorë e zgjatur e LSDM-së, qëllim i vetëm i së cilës është lufta politike me VMRO-DPMNE-në, thonë nga partia e Gruevskit në reagimin ndaj qëndrimeve të prokurores së PSP-së, Lençe Ristoska, e cila sot paraqiti një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitur në Gjykatën Supreme në seancën publike për rastin “Talir”. “Veprimi i PSP-së është një shprehje e frikës nga SDS për humbjen e zgjedhjeve dhe kjo është mënyra se si ata duan ta tërheqin vëmendjen. Sa herë që SDS ka nevojë për defokusimin nga temat reale dhe skandalet, aktivizohet vegla PSP”, thuhet në reagimin…

Lexo më Shumë

Me 70 vota PËR, asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi Ligjin për rritjen e pagës minimale, me të cilin zyrtarisht duhet të fillojë pagesa e pagës minimale në shumë prej 12.000 denarëve. Rritja e pagës minimale do të zbatohet për të gjithë punëtorët, dmth do të duhet të paguhet edhe për punonjësit e industrisë së lëkurës, tekstilit dhe industrisë së këpucëve. Për këtë qëllim, çdo muaj do të ndahen 1.5 milion euro fonde buxhetore për të mbështetur kompanitë që e paguajnë këtë shumë në pagën minimale. Ky ligj, sipas VMRO-DPMNE-së, është menduar për qëllime parazgjedhore dhe pritet që…

Lexo më Shumë

Dje (e Diell) në qytetin e Dibrës u bë promovimi i kandidatëve për këshillin komunal si dhe kandidatit për kryetar komune të Lëvizjes Besa, prof.dr.  Xhemail Çupi. Si rallë herë në politikën e Maqedonisë, Dibra tregon një diskurs tjetër politik, ku sektori civil në bashkëpunim me rininë e qytetit po promovojnë një marrveshje politike, e cila për bazë ka bashkëpunimin dhe rritjen e mirëqenies ekonimike të qytetit. Bartësi i listës së këshilltarëve z. Fisnik Mela, njëherë master në shkencat kompjuterike është motori i skuadrës që u promovua para qytetarëve dibran, ditën e djeshme.  Me moton ‘Për transparencë dhe për një…

Lexo më Shumë

Janë disa shtëpi, restorante dhe objekte të tjera, që në bregun e Liqenit të Dibrës i kanë vendosur personat e pa identifikuar. Ose, sipas kritereve të Komunës Dibër, që ajo tokë të shitet për një çmim shumë të ulët. Por, në këtë breg të liqenit, shumë qytetarë thonë se nuk ekziston një plan urbanistik, ku edhe duhet të aprovohet nga shteti i Maqedonisë dhe më pastaj të bëhet një plan detal, për të ndërtuar bregun e liqenit dhe për të shitur tokat, ku edhe mund të ndërtohet. Megjithëse, banorët e këtij qyteti, ata të moshës së thyer, tregojnë se dikur…

Lexo më Shumë

Andi Krasniqi-Malisheva akuzon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendor, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë. Malisheva i tha gjykatës se ata kanë njerëz të cilët kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin por nuk zbuloi asnjë prej tyre. ANDI KRASNIQI (MALISHEVA), I AKUZUAR “Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda me…

Lexo më Shumë

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në 100 ditët e para të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, në fushën e kulturës, ministri i Kulturës prezantoi të arriturat kryesore në publik. -Identiteti gjuhësor dhe kulturor janë prioritetet më të rëndësishme në politikën kulturore të Qeverisë së re dhe nga këtu në njëqind ditët e para janë procese të filluara për ndryshime të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e pasurisë kulturore, theksoi ministri i Kulturës Robert Allagjazovski, duke vënë në pah se në vitet e kaluara për…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Aleksandar Andrija Pejoviç nuk hezitoi të informoj opinionin rreth zërave për bashkëpunim të mundshëm BDI – LSDM. Osmani tha se në prag të zgjedhjeve lokale, integristët mendojnë që bashkëpunimin në nivel qendrorë me socialdemokratët të transferojnë edhe në atë komunal, ndërkohë duke emëruar këtë “bashkim” si koalicion evropian. Ai nuk përjashtoi që si kundër-përgjigje e koalicionit eventual BDI – LSDM, VMRO – DPMNE të formojë koalicion me partitë tjera shqiptare. “Ne me LSDM-në kemi bashkëpunim edhe në nivel qendror dhe mendojmë ta…

Lexo më Shumë

Afati për paraqitjen e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe për listat e këshilltarëve komunalë skadoi në mesnatën e 14 shtatorit, e më pas komisionet komunale zgjedhore kishin 48 orë afat që të vërtetojnë dhe kontrollojnë kandidaturat. Por, ky afat ligjor është shkelur  dhe KShZ nuk ka mundur të vërtetojë listat e kandidatëve pasi ato nuk janë të kompletuara. Për rreth 200 kandidatë mungon dokumenti për dosje penale që e jep Gjykata Themelore Shkupi 1, e cila arsyeton vonesën me defektin në sistemin AKMIS prej disa ditësh. KShZ është  njoftuar nga Gjykata se vërtetimet do të lëshohen sapo të…

Lexo më Shumë