Janë disa shtëpi, restorante dhe objekte të tjera, që në bregun e Liqenit të Dibrës i kanë vendosur personat e pa identifikuar. Ose, sipas kritereve të Komunës Dibër, që ajo tokë të shitet për një çmim shumë të ulët. Por, në këtë breg të liqenit, shumë qytetarë thonë se nuk ekziston një plan urbanistik, ku edhe duhet të aprovohet nga shteti i Maqedonisë dhe më pastaj të bëhet një plan detal, për të ndërtuar bregun e liqenit dhe për të shitur tokat, ku edhe mund të ndërtohet. Megjithëse, banorët e këtij qyteti, ata të moshës së thyer, tregojnë se dikur pjesa e liqenit ka qenë e ndarë, në prona, te shumë dibranë. Por, me lëshimin e ujërave, një sipërfaqe e madhe e tokës është mbuluar tërësisht me ujë. Ndërsa, pjesa përreth liqenit artificial, ka mbetur e shkretë dhe së voni, është uzurpuar nga “të fuqishmit”, ose njerëz të pushtetit vendor.
Për shqiptaro – amerikanin, njëherë biznesmenin Ibrahim Kolari, pjesa e bregut të liqenit është e uzurpuar nga vetë kryetari aktuali Dibrës dhe njerëzit e tij, ndërsa do të duhet të bëhet plan urbanistike, më pastaj plan detal, ku edhe të ketë një rënditje të duhur.
“Plani Urbanistik duhet të jetë i aprovuar nga shteti i Maqedonisë, kurse plani detal duhet të jetë i aprovuar nga komuna. Dhe, asnjë nga këto nuk tregojnë se ato vende duhet të shkojnë në privatizim. Mirëpo, vendet atje që janë uzurpuar, janë bërë në mënyrë ilegale, domethënë nuk ka asnjë leje ndërtimi, duke përfshirë edhe kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Lata. Në anën tjetër, po ky njeri ishte ai, që unë e dëgjova vetë, në Tv, në Kanalin 3, ku kthehet prej Gjermanie dhe thotë, që uzurpuesit të tokave të Dibrës, kanë uzurpuar edhe bregun e liqenit të Dibrës! Unë nuk isha në dijeni, se sapo isha kthyer nga New Yorku. Pra, ai e ka thënë këtë, e vetë ka uzurpuar vend, në ato anë. E kam pa me sytë e mi, objektin. Ku edhe thashë ky qenka uzurpuezi numër një dhe i akuzon të tjerët. Po, nuk duhet mohuar edhe vepra e kryetari paraprak, Argëtim Fida, që uzurpoi një sipërfaqe me hapsirë të gjërë, në ato anë, ku edhe e ka shndërruar në restorant objektin. Dua t’ju them që Dibra është lënë në dorën e grabitqarëve, pra, jemi në mëshirë të Zotit. Në Dibër nuk funksionojnë shumçka. Këto ditë pata një debat me myftiun aktual, ku edhe debatuam se nuk funksion komuna, as policia, as gjykata dhe se guxova t’ia them se edhe myftinia i bën punët ashtua si ua ka ënda, e jo siç parasheh feja Islame, ne jemi dëshmitarë vet, ligjerat në xhami fillojnë për politikën, në interes të tyre”, tha biznesmeni Ibrahim Kolari, për Almakos.
Poashtu, aktivisti Bardhyl Marku, në prononcimin e tij për Almakos thotë se objektet në liqenin e Dibrës janë ndërtuar pa leje, duke uzurpuar prona në pronësi shtetërore dhe thekson se nëse shitja e tyre do të bëhej konform ligjit për shitje të pronës në pronësi shtetërore dhe konform planit urbanistik të rri, situata për pushtetin vendor do ishte shumë më e volitshme, pasi tokat e uzurpuara nuk do shiteshin për 1 euro metër katror por, vlera me ulët nuk do ishte në 25 euro për m2, duke mos harruar të përmendet se në atë çmim 1 euro për metër katror komuna ka obligim ndërtimin e infrastrukturës (rrugët, ujësjellësin dhe kanalzimin, rrymën e elektrike dhe të tjera). Marku shton se është më se e qartë se shitja e tokave te liqeni, përmes ankandit publik do kishte një impakt të madh pozitiv në buxhetin e komunës.
Ndërsa, biznesmenin Kolari thotë se toka e shitur në bregun e liqenit është një problem se çdo tokë e uzurpuar, ku kanë vënë një mini-objekt, është për të identifikuar se ajo pjesë është e zënë, por një ditë këta njerëz do të kenë përballë ligjin.
“Edhe kjo puna e 1 euro për metër katror edhe ajo nuk është legale, pse, sepse ata kanë shkuar të uzurpojnë një pjesë të vendit 80 metër me 20, ku aty ka vënë një barakë 5 me 5 metra, që ai ta uzurpon këtë tokë, kinse me objektin e vënë identifikon se është pjesa e tij. Kjo i bie ose vjedhje ose uzurpim i tokave tona. Ndërsa, ato toka kanë qenë të dikujt, meqenëse sa di unë, dhe sa e kuptoj ka qenë në Republikën e Maqedonisë, dhe këto sillen si “të shfrytëzojmë rastin”. Të gjithë këto njerëz që kanë uzurpuar këto toka, dhe që i kanë pronë të tyre është dashur të dalin në planin urban dhe ky plan të del në planin detal, ku në këtë të fundit duhet të jetë e caktuar për çka bëhet fjalë. Nëse bëhet fjalë për “Vila”, në liqe, ato do të duhet të jenë një pamje, e jo siç ndodh tek ne, ku edhe i kanë dhënë një pamje të shëmtuar bregut të liqenit”, tha biznesmeni Ibrahim Kolari, për Almakos.
Ai thotë se këto toka kur të legjitimohen në planin detal, do të duhet të paguhen. Dhe se ligji është menjanuar për këto raste.
Përgaditi: Almakos.com

