Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me projektin “Treni urban”, për të cilin më 1 shtator fillon ndërtimi i linjës së parë dhe çfarë do të thotë kjo për Shkupin, deklaroi:
“Kjo do të thotë transport i ri ekologjik për një pjesë të madhe të qytetarëve që kanë rutinë të përditshme të lëvizin drejt qendrës së qytetit në aksin nga Zelenikova përmes Draçevës, Lisiçes, Aerodromit deri te Qendra Transportuese. Duke qenë se gjatë muajve të dimrit e dini se çfarë ndodh në kryeqytet, ndotja dhe problemet e ngjashme, vlerësojmë se në këtë mënyrë do të sigurojmë transport më të shpejtë dhe ekologjik për një pjesë të madhe të bashkëqytetarëve tanë. Në hekurudhën e rikonstruktuar dhe të elektrifikuar, ata do të mund të lëvizin me shpejtësi prej 80 deri në 90 kilometra në orë, në vend të 20 deri në 30 kilometra në orë si deri më tani.
Po punojmë edhe në dy segmentet e tjera, njëri nga Gjorçe Petrovi dhe tjetri nga Ilindeni. Kështu që presim që i gjithë ky projekt deri në vitet 2027-2028 të përmbyllet plotësisht. Dhe kjo të ofrohet si alternativë transporti për një pjesë të madhe të qytetarëve tanë që lëvizin nga periferia drejt qendrës së qytetit.”


