Ulje të temperaturave për 10 deri në 12 gradë paralajmërojnë meteorologët prej pasnesër. Moti i ngrohtë me temperaturë deri më 31 gradë do të mbahet edhe nesër. Nga e mërkura, temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. Do të fryjë erë e forcuar nga drejtimi jugperëndimor, do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me paraqitjen e bubullimave të rralla. Të enjten, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mjaftë i freskët me shi të dobët lokal dhe erë mesatare veriperëndimore.
Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe i freskët me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperatura e mëngjesit të mërkurën do të lëviz prej 7 deri në 14 gradë, të enjten prej 6 deri në 12, të premten prej 4 deri në 11, të shtunën prej 3 deri në 10 dhe të dielën prej 4 deri në 11 gradë Celsius.

