Dje (e Diell) në qytetin e Dibrës u bë promovimi i kandidatëve për këshillin komunal si dhe kandidatit për kryetar komune të Lëvizjes Besa, prof.dr. Xhemail Çupi.
Si rallë herë në politikën e Maqedonisë, Dibra tregon një diskurs tjetër politik, ku sektori civil në bashkëpunim me rininë e qytetit po promovojnë një marrveshje politike, e cila për bazë ka bashkëpunimin dhe rritjen e mirëqenies ekonimike të qytetit.
Bartësi i listës së këshilltarëve z. Fisnik Mela, njëherë master në shkencat kompjuterike është motori i skuadrës që u promovua para qytetarëve dibran, ditën e djeshme. Me moton ‘Për transparencë dhe për një Dibër më të zhvilluar’, Mela, premtoi transparencë qytetare, ndryshim rrënjësor në ekonomi si dhe ndryshime në administrimin e qytetit.
Almakos.com

