Me 70 vota PËR, asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi Ligjin për rritjen e pagës minimale, me të cilin zyrtarisht duhet të fillojë pagesa e pagës minimale në shumë prej 12.000 denarëve.
Rritja e pagës minimale do të zbatohet për të gjithë punëtorët, dmth do të duhet të paguhet edhe për punonjësit e industrisë së lëkurës, tekstilit dhe industrisë së këpucëve. Për këtë qëllim, çdo muaj do të ndahen 1.5 milion euro fonde buxhetore për të mbështetur kompanitë që e paguajnë këtë shumë në pagën minimale.
Ky ligj, sipas VMRO-DPMNE-së, është menduar për qëllime parazgjedhore dhe pritet që me miratimin e tij punëtorët që të marrin pagë më të lartë të votojnë për LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme.
Deputetët e shumicës i mohojnë këto akuza dhe thanë se Ligji nuk është marketing parazgjedhor, por si parti e majtë propozojnë ligje të cilët kanë dimension social.

