Author: almakos

Maqedonia dhe Mali i Zi po shkëmbejnë përvojat e tyre të mira në procesin e integrimit euro-atlantik. Zv/kryeministri, Bujar Osmani dhe ministri për Çështje Evropiane i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq në një takim të zhvilluar në Shkup theksuan se përmes takimeve dypalëshe do të kontribuojnë në avancimin e procesit integrues jo vetëm të të dy vendeve por edhe të rajonit. Procesi i euro-integrimeve të Republikës së Maqedonisë fatmirësisht nuk paraqet një rast të izoluar në Ballkan, por është në kahjen e njëjtë me frymën e re të opztimizmit europian rajonal, e cila është zgjeruar edhe në vendet anëtare…

Lexo më Shumë

18 September Seanca gjyqësorë për rastin e Kumanovës ka vazhduar me fjalën përfundimtare të të akuzuarve, me ç’rast i akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva u shpreh se nuk është terroristë edhe asnjëherë nuk ka bërë vepra terroriste, madje as gjatë konfliktit të vitit 2001. Malishava tha se prokuroria dhe avokatët nuk janë të përkushtuar dhe nuk janë duke bërë hetime se kush e ka organizuar rastin e Kumanovës. Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska kërkoi nga të akuzuarit mos të ofendojnë shtetin dhe prokurorinë Ne jemi duke bërë hetime dhe Xhezmi Shasivari nga Gostivari ka biseduar me shumë persona,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, priti në një takim homologun e saj bullgar, Krasimir Karakaçanov, i cili i shoqëruar nga një delegacion qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA). Ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve fqinje zhvilluan takim bilateral, si dhe udhëhoqën takimin e përbashkët mes delegacioneve të Ministrive të Mbrojtjes, pas të cilit u adresuan në një konferencë të përbashkët shtypi. Shekerinska theksoi se marrëveshja dypalëshe e nënshkruar mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Bullgarisë nuk do të mbetet vetëm fjalë, marrëveshje e cila sipas saj, tregon se të dy vendet janë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale insiston për ngrirjen e pronësisë së selisë së VMRO DPMNE-së. Para Këshillit të Gjykatës Supreme, Prokurororja Lençe Ristovka ka shpjeguar se kjo pronë doemos duhet të ngrihet pasi që ka gjasa që të shkojë në duar të tjetërkujt, raporton Televizioni SHENJA. Kjo pasi që prona ka qenë nën hipotekë tek një bankë në vitin 2016. Kërkesa për ngrirjen e pronës është refuzuar dy herë deri më tani. I akuzuari kryesor në rastin “Talir” për financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së është lideri i partisë Nikolla Gruevski ndërsa si bashkëpunëtor të tij janë cilësuar Ilija Dimovski, Daniella Rangellova, Emil…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale, Lençe Ristoska, pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Lartë për mbrojtje të ligjshmërisë për ngrirjen e pasurisë së OBRM-PDUKM-së, në lëndën e njohur si “Talir”, tha se një ka argumentet kyçe që u prezantua para gjykatësve është se në vitin 2016, pasuria e kësaj partie është vendosur nën hipotekë tek njëra nga bankat komerciale. Përveç kësaj siç tha ajo, si propozim kanë ofruar edhe praktikën krahasuese, e cila zbatohet në lëndë të ngjashme. Kërkesa deri tani dy herë është refuzuar nga gjykata, ndërsa nga PSP thonë se pronësia e shtëpisë së bardhë shtatëkatëshe duhet të mbetet e…

Lexo më Shumë

Rritje e madhe e optimizmit lidhur me situatën politike në vend dhe parametrat për anëtarësim në BE, tregojnë rezultatet e anketës së popullsisë në Maqedoni që sot i ka publikuar Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI). Gjithnjë sipas rezultateve, numri i qytetarëve që e përshkruajnë situatën e brendshme politike si “të qetë dhe stabile”, është rritur prej 5 përqind në mars 2017 në 44 përqind në gusht 2017, transmeton Medial.mk. Ky ndryshim sipas IRI-t përkon me siguri me formimin e qeverisë se re, pas dy vitesh konfrontim të ashpër politik dhe pasiguri që kishte në vend. “Derisa anketat paraprake të IRI-t kanë…

Lexo më Shumë

Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendor, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë. “Malisheva” tha sot gjatë seancës gjyqësore se ata kanë njerëz të cilët kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin, por nuk zbuloi asnjë prej tyre. “Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda…

Lexo më Shumë

“Prokuroria dhe policia e kanë ditur që ne jemi në Maqedoni, dhe na lanë të hyjmë nëpër kufi. Përse na lanë të lirë? Shteti i hapi vetë kufirin prandaj. Diku mes Çerkezit dhe Lubidragit përsëri autoblindat i kishim vetëm 100 metra larg, pas disa minutash ata u largun, naj hapën rrugën. Ata kanë mundur të na ndalin rrugës ku kanë dashur por qëllimi i autorit nuk ka qenë të jemi aty por të shkojmë atje ku e kanë patur për qëllim ta bëjnë masakrën”, i tha Sevdail Miftari. Miftari tha se ka shërbyer për disa muaj në ushtri dhe ka…

Lexo më Shumë

18 September Që Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë të mos mbetet vetëm letër, ministrat e mbrojtjes së të dyja vendeve i dhanë dritë një seri aktivitetesh për bashkëpunim. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi ushtrime, trajnime dhe kurse të specializuara ushtarake që do ta rrisin bashkëpunimin midis ushtrisë së të dyja vendeve. Ndërsa ministri bullgar, Krasimir Karakaçanov përsëriti edhe një herë qëndrimin se Bullgaria e pranon integritetin territorial të Maqedonisë dhe se do ta mbështesë anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike me emrin e saj kushtetues. Si ministra, si ministri të mbrojtjes u angazhuam ta planifikojmë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se asnjë kandidat për kryetar komune dhe asnjë parti politike nuk mund të mbështetet për të fituar votën e tij. Në vijim përcjellim prononcimin e plotë të Bastri Bajramit: “Të nderuar gazetarë, portale dhe media. Të nderuar miq e dashamirë. Së fundmi (dje dhe sot), emri im është lakuar sërish si pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, pa marrë mundin që, gazetarë dhe portale të caktuara, të më kontaktojnë dhe pyesin atë çfarë u intereson! Dhe, pa asnjë deklaratë zyrtare raportohet se unë, Bastri…

Lexo më Shumë

18 September Policia gjyqësore dhe gardianët ankohen për kushtet e punës. Sipas tyre, kushtet në të cilat ato punojnë nuk plotësojnë asnjë normë vendore dhe aq më pak ndërkombëtare. Në mesin e kërkesave potencojnë rritjen e rrogës, rregullimin e stazhit të punës dhe furnizimin me uniforma. Ballafaqohemi me rroga të ulëta dhe jo të rregullta. Ballafaqohemi me orë që i punojmë jashtë orarit por nuk na paguhen. Uniforma nuk kemi marrë thuajse 10 vitet e fundit. Çdoherë lutemi tek kolegët e MPB-së që të na gjinden me ndonjë këmishë, pantallona ose pallto. Kemi probleme të mëdha, por shpresojmë se do…

Lexo më Shumë

Shokë të Agim Krasniqit nga burgu i Shtipit kanë demantuar informacionin e mediumeve maqedonase, se Krasniqi është arratisur dhe nuk është kthyer në burg. “Është lajm i pasaktë dhe tendencioz i mediumeve maqedonase. Agim Krasniqi është kthyer në burg sapo ka përfunduar vikendin e lirë. Këto janë lojëra të shërbimeve maqedonase kundër Agimit”, kanë deklaruar për Gazetën Lajm shokët e Agim Krasniqit, duke demantuar informacionin paraqitur në Kurir.

Lexo më Shumë