Author: almakos

18 September Policia gjyqësore dhe gardianët ankohen për kushtet e punës. Sipas tyre, kushtet në të cilat ato punojnë nuk plotësojnë asnjë normë vendore dhe aq më pak ndërkombëtare. Në mesin e kërkesave potencojnë rritjen e rrogës, rregullimin e stazhit të punës dhe furnizimin me uniforma. Ballafaqohemi me rroga të ulëta dhe jo të rregullta. Ballafaqohemi me orë që i punojmë jashtë orarit por nuk na paguhen. Uniforma nuk kemi marrë thuajse 10 vitet e fundit. Çdoherë lutemi tek kolegët e MPB-së që të na gjinden me ndonjë këmishë, pantallona ose pallto. Kemi probleme të mëdha, por shpresojmë se do…

Lexo më Shumë

Shokë të Agim Krasniqit nga burgu i Shtipit kanë demantuar informacionin e mediumeve maqedonase, se Krasniqi është arratisur dhe nuk është kthyer në burg. “Është lajm i pasaktë dhe tendencioz i mediumeve maqedonase. Agim Krasniqi është kthyer në burg sapo ka përfunduar vikendin e lirë. Këto janë lojëra të shërbimeve maqedonase kundër Agimit”, kanë deklaruar për Gazetën Lajm shokët e Agim Krasniqit, duke demantuar informacionin paraqitur në Kurir.

Lexo më Shumë

“Prokuroria dhe policia e kanë ditur që ne jemi në Maqedoni, dhe na lanë të hyjmë nëpër kufi. Përse na lanë të lirë? Shteti i hapi vetë kufirin prandaj. Diku mes Çerkezit dhe Lubidragit përsëri autoblindat i kishim vetëm 100 metra larg, pas disa minutash ata u largun, naj hapën rrugën. Ata kanë mundur të na ndalin rrugës ku kanë dashur por qëllimi i autorit nuk ka qenë të jemi aty por të shkojmë atje ku e kanë patur për qëllim ta bëjnë masakrën”, i tha Sevdail Miftari. Miftari tha se ka shërbyer për disa muaj në ushtri dhe ka…

Lexo më Shumë

Dhjetëra minuta pas fillimit të seancës  së sotme kuvendore, koordinatori i njërit nga grupet e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka kërkuar pauzë prej gjysmë ore për koalicionin qeveritar që të mendojë për propozimin që u vendos në tavolinë, njofton Portalb.mk. Deputetët e VMRO-DPMNE-së i ofruan shumicës parlamentare që ta përkrah njërën nga ligjet që e kanë propozuar, ndërkaq për atë ata do të japin mbështetje për ligjet për pagë minimale, shfuqizimin e taksës radiodifuzive dhe për të falimentuarit. Nëse deputetët e shumicës parlamentare do të votojnë për rritjen e pagës së administratës ose ndarje të vauçerëve për studentë për furnizim me kompjuterë,…

Lexo më Shumë

I akuzuari Demë Shehu është i bindur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj nuk janë dorëzuar pasi duke njohur ata personalisht, e di se ata nuk e kanë pasur praktikë në asnjë luftë ku kanë marrë pjesë që të dorëzohen. Shehu i cilësoi dy liderët e ndjerë të grupit si heronj dhe kërkoi që askush të mos i akuzojë ata se e kanë marrë dikë në qafë. Ai është i sigurt se para se të hynte grupi në Maqedoni, Begu dhe Mirsadi i kishin pyetur secilin nga anëtarët nëse duan vërtetë të vijnë për të luftuar për të drejtat e…

Lexo më Shumë

Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendor, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë. “Malisheva” tha sot gjatë seancës gjyqësore se ata kanë njerëz të cilët kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin, por nuk zbuloi asnjë prej tyre. “Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda…

Lexo më Shumë

Pallati i kulturës në Tetovë, të shtunën mbrëma ishte arena kulturore e zhvillimit të Festivalit të gjashtëmbëdhjetë të folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2017, Performancat e grupeve artistike të ardhura nga disa vise të trojeve mbarë shqiptare gjatë natës së këtij shtatori, Tetovës i dhanë një atmosferë festive e cila vazhdoi gjerë në orët e vona të mbrëmjes. Me këtë rast, juria e formuar kësaj here nga Remzi Aliu, kryetar, Ismail Selami dhe Nevzat Memeti, anëtarë, i shpallën rezultatet e garimit, edhe atë çmimi special “Burimet e Sharrit” iu nda Ansamblit “Ilirida” nga Shkupi, Çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”,…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, i zhvilloi punimet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Biodiversitetin e Masivit të Malit Sharr, e organizuar nga Instituti për Ekologji dhe Teknologji i Universitetit të Tetovës. Konferenca kishte për qëllim promovimin e hulumtimeve në disiplina të ndryshme, si: botanika, ekologjia, mbrojta e mjedisit, biogjeografia dhe gjeomorfologjia. Fillimit të konferencës i parapriu përurimi i Qendrës për Edukim Ekologjik dhe Qendrës Eko-Informative të Institutit për Ekologji dhe Teknologji. “Në Universitetin e Tetovës janë organizuar shumë debate, ligjërata, përurime librash, që pikërisht e kanë pasur temë kryesore natyrën dhe mbrojtjen e saj. Sot, profesorët dhe studentët tanë janë gati…

Lexo më Shumë

Shoqata humanitare “Drita” nga qyteti i Dibrës, në bashkëpunim me organizatën Helping Hand nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës spitalit klinik të Tetovës i kanë dhuruar një donacion në vlerë prej 270 mijë dollarësh. Sipas kryetarit të Shoqatës “Drita” nga Dibra, Nertil Osmani, ky donacion përmban pajisje medicinale të cilat do t’ju shërbejnë mjekëve të spitalit të Tetovës në kryerjen e punës së tyre. Sipas mjekut Kastriot Haxhirexha, ky donacion është destinuar për Qendrën klinike spitalore të Tetovës, për shkak se kjo qendër klinike spitalore gjithnjë e më shumë po bëhet një qendër rajonale veçanërisht për qytetet shqiptare siç është…

Lexo më Shumë

“Sheqerinska para vetëm 10 ditësh bëri furnizim me lajthi, bajame dhe fëstëkë për nevojat e tryezës së saj në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky luks qytetarët i kushtonte madje 5.000 euro”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Në sistemin elektronik për furnizime publike është publikuar një shpallje për furnizimin e frutave të detit, sipas së cilës, organi kontraktues është Ministria e Mbrojtjes, me të cilën udhëheq Radmilla Sheqerinska. Shuma e vlerësuar pa TVSH, arrin pikërisht 4.860.952,00 denarë, gjegjësisht rreth 80.000 euro, citon Millosh Milloshoski, nga VMRO në pres konferencën e djeshme. Ai shton se pa aspak turp, jashtë çdo mendjeje të shëndosh,…

Lexo më Shumë

Instituti Francez në Shkup, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shkup organizon kurse të gjuhës frënge! Vlen të theksohet, se frengjishtja, si gjuhë e rëndësishme europiane, e përdorur në përmasa ndërkombëtare është një aset i vlefshëm për të ardhmen! Gjuha frenge (së bashku me anglishten) është gjuha e vetme e cila flitet në pesë kontinente, prej më shumë se 200 milionë personave. Është gjuha më e shpërndarë për t’u mësuar në nivel botëror, pas anglishtes Të mësosh frengjishten është një privilegj, sepse është gjuhë e punës dhe gjuhë zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e UNESCO-s, e NATO-s,…

Lexo më Shumë

Babë e bir humbën jetën nga një goditje elektrike në fshatin e Strumicës Sushica. Djali humbi jetën pasi që tentoi ta ndihmojë babain i cili ka marrë goditje elektrike nga instalimi i parregullt derisa ka bërë dush në banjën e shtëpisë së tyre. Policia njoftoi se kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në orën 21:00 në fshatin Sushica, Komuna e Novo Sellës, kur I.P.(54) derisa ka bërë dush, nga instalimi jo i rregullt elektrik ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Pasi që këtë e ka vënë re djali i tij M.P. (30) duke dashur që ta ndihmojë…

Lexo më Shumë