Babë e bir humbën jetën nga një goditje elektrike në fshatin e Strumicës Sushica. Djali humbi jetën pasi që tentoi ta ndihmojë babain i cili ka marrë goditje elektrike nga instalimi i parregullt derisa ka bërë dush në banjën e shtëpisë së tyre. Policia njoftoi se kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në orën 21:00 në fshatin Sushica, Komuna e Novo Sellës, kur I.P.(54) derisa ka bërë dush, nga instalimi jo i rregullt elektrik ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Pasi që këtë e ka vënë re djali i tij M.P. (30) duke dashur që ta ndihmojë babain e tij edhe ai ka marrë goditje elektrike dhe ka vdekur. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekip ekspert nga SPB-Strumicë dhe EVN.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Rexhepi-Zejd: Meidani qëndron pranë kauzës shqiptare
- Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kalon te Albin Kurti
- IKSHPK: Konfirmohen 17 raste me fruth në Kosovë, të gjithë të pavaksinuar
- Ulet nafta me 3 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për hidrokarburet
- (VIDEO) Konfiskohen në Tabanoc 500 mijë euro, arrestohet shoferi
- Mucunski: Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut
- Gjyqi për dosjen “Partizani”, ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar!
- Zbritja e OKTA-s skadoi! Qytetarët paguajnë dizel 92 denarë për litër

