Sektori për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri te prokuroria publike e Gostivarit ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale F.R, për veprën e kryer penale, krijimin dhe përdorimin e një kartele pagesash të falsifikuar, sipas nenit 274 që parasheh dënim në bazë të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. I njëjti, me qëllim të përfitimeve të paligjshme, në tetor të vitit të kaluar me falsifikimin e kartelave të shtetasve të huaj, nëpërmjet internetit ka blerë telefona celular. Gjegjësisht F.R, me qëllimin që të përfitojë në mënyrë jo ligjore në internet që…
Author: almakos
Ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin në fundin e viteve 1990, Xhejms Perdju për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi sfidat me të cilat po përballet rajoni, si dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, si dhe ndikimi rus në Ballkan. Perdju negociatat, i sheh si pozitive, por theksin e vë te njohja e pavarësisë të Kosovës nga Beogradi. “Bisedimet janë gjithmonë të mira. Por ajo që ka rëndësi është se për çfarë bihet dakord dhe çfarë zbatohet konkretisht. Në qendër të tyre është njohja e Kosovës nga Serbia. Kjo do t’i lejonte të dyja vendet të…
Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin “Sopoti”, për shkak të mungesës së gjykatësit që e udhëheq këtë proces. Seanca e radhës është caktuar për më 8 tetor, raporton Televizioni SHENJA. Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se në mars të vitit 2003 kanë vendosur eksploziv në rrugën lokale Sushevo-Sopot, ku në këtë eksplodim u vranë dy anëtarë të kontingjentit polak të NATOS dhe një civil maqedonas. Kjo ndodhi dy vjet pas konfliktit të vitit 2001, kur Maqedonia ende po e merrte veten nga pasojat që i shkaktuan veprimet e armatosura edhe në…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pritet sot ose më së voni nesër të mbajë short për konfirmimin e listave të vetme të kandidatëve për këshilla të komunave dhe për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale. Lista e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatëve për kryetar komune, të cilat janë parashtruar nga parashtruesi i njëjtë marrin numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat. Radhitjen e kandidatëve në listë, KSHZ-ja e konfirmon me short dhe ai është i njëjtë në të gjitha komunat, ndërsa në komunën ku nuk do të ketë përfaqësues të vet, numri përkatës i…
18 September Sot është caktuar seanca e parë për rastin “Sopot” nga Prokurorisa Speciale Publike (PSP) pas marrjes së rastit nën hetim nga Prokuroria Themelore Publike në korrik të këtij viti. Në këtë rast janë të dënuar dhjetë persona për “terrorizëm”. Prokurorja Speciale Fatime Fetai në një konferencë për shtyp në maj të këtij viti deklaroi se dëshmia e dëshmitarit kyç Ramadan Bajrami është dëshmi e detyruar. Fetai atëherë tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe persona zyrtar kanë kryer torturë ndaj këtij dëshmitari. Ekspertiza e PSP-së ka treguar se kundrejt dëshmitarit janë konfirmuar pasoja psikike, por veprimet e…
Grupi prej pesëdhjetë pjesëtarë të rinj të Korpusit paqësor amerikan sot arrin në Maqedoni. Dy vitet e ardhshme ata do t’i kalojnë duke qenë vullnetarë në shkolla dhe në organizata në mbarë vendin. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, siç kumtoi Korpusi qeveritar, vullnetarët amerikanë do të punojnë si mësimdhënës për gjuhën angleze, defektologë, si dhe në fushën e zhvillimit të bashkësive, në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, institucione qeveritare dhe komuna dhe organizata joqeveritare.
Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 12-të në rend dite të së cilës janë ligjet për pagë minimale, për të falimentuarit, për taksën radiodifuzive dhe Propozim-vendimi për konfirmim të numrit të nënkryetarëve të Parlamentit. Pritet që në fillim të vazhdimit të sotëm deputetët të votojnë për Ligjin për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve. Debati për këtë pikë përfundoi të premten, por për shkak se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve, votimi u anulua për sot. Në vazhdimin e sotëm duhet të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale, me…
Edhe sot pritet që moti të jetë i nxehtë dhe me diell dhe me erë të dobët. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 26 deri më 35 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diel dhe erë të dobët. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë 8, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë 33 gradë celsius.
Lëvizja BESA ka bërë prezantimin e kandidatit të saj për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu. Edhe pse fillimisht prezantimi i tij është dashur të bëhet në zyrat e Lëvizjes BESA në Zhelinë, por për shkak interesimit të madh të qytetarëve, prezantimi është bërë tek fusha e sportit të shkollës “Luigj Gurakuqi”.“Ishte paraparë vetëm një prezantim dhe një përshëndetje nga kandidati jonë për kryetar i Komunës së Zhelinës, por kur u afrua momenti, e pamë se ky interesimi riteshte në çdo moment saqë ky event mori hov shumë të madh, duke na pamundësuar që ta mbajmë në hapësirat tona në Zhelinë.…
Nëse dëshironi reforma serioze nw media prej të cilave prisni rezultate, atëherë RTVM duhet të kthehet në jetë, sepse është e vdekur. Kështu u shpreh kryetari i SHGM-së Naser Selmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se të gjitha Qeveritë e deritanishme, kanë pasur qëllim heshtjen e RTVM-së dhe të luajnë me televizionet private për kontrollim dhe manipulim më të lehtë të mendimit publik. Vërejtja kryesore e SHGM-së dhe organizatave tjera është përqindja e financimit të servisit publik dhe kërkesa e tyre është që për RTVM –nw të ndahet 1 për qind e buxhetit kombëtar, duke…
Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Ndërkohë që nga KSHZ kanë informuar se 1 milion e 800 mijë e 705 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale, por sipas KSHZ-së, ky numër nuk është akoma definitiv. Prej tyre 12 mijë e 919 qytetarë nuk janë regjistruar në listën zgjedhore për arsye se nuk kanë vendbanim apo iu është marrë licenca për punë. Më 14 tetor sipas drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në burgjet në vend do të…
Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së se kjo parti po përçan votën e shqiptarëve në Bërvenicë dhe se në këtë mënyrë rrezikon që kjo komunë të mos udhëhiqet nga një shqiptar. Në kundër të reagimit të kësaj partie thuhet se BDI frikohet që në zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017, rrezikon t’i humbas të gjitha komunat me shumicë shqiptare, andaj ka humbur arsyen e shëndoshë. Ata kanë thënë se Lëvizja BESA ishte e para që iu përgjigj thirrjeve të shumta për unifikimin e votës shqiptare por kjo gatishmëri nuk u përfill nga BDI. Lëvizja BESA “Në Komunën e…

