Nëse dëshironi reforma serioze nw media prej të cilave prisni rezultate, atëherë RTVM duhet të kthehet në jetë, sepse është e vdekur. Kështu u shpreh kryetari i SHGM-së Naser Selmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se të gjitha Qeveritë e deritanishme, kanë pasur qëllim heshtjen e RTVM-së dhe të luajnë me televizionet private për kontrollim dhe manipulim më të lehtë të mendimit publik.
Vërejtja kryesore e SHGM-së dhe organizatave tjera është përqindja e financimit të servisit publik dhe kërkesa e tyre është që për RTVM –nw të ndahet 1 për qind e buxhetit kombëtar, duke përfshirë financimin e Ndëmarrjes publike radio difuzive të Maqedonisë dhe Agjencisë për Media.
NASER SELMANI, KRYETAR I SHGM-SË
“Ne vlerësojmë se 25 deri më 30 milionë euro janë të mjaftueshme për fillim në RTVM, për të pasur mjete optimale në disponim, për të bërë kthim të vërtetë në funksionim. Qëllim i të gjithë pushteteve në Maqedoni ka qenë mosfunksionimi i RTVM, që të mund të bëhet manipulimi i kontrolluar i mendimin publik nëpërmjet të mediave private dhe këtu mendojmë se qëndron ndryshimi i qëndrimit të Qeverisë së tanishme, e cila në opozitë nuk e kishte problem të sigurojë 1 për qind nga buxheti për RTVM, ndërsa tani është e vendosur në 0.7 për qind”
Selmani tha se pavarësia financiare e mediave është parakushti absolut që të pretendojmë se mund të kemi media të lira. Ai shtoi se Qeverija e kaluar ka arritur t’i mbysë ata në aspektin gazetaresk nëpërmjet pagave të ulëta.
NASER SELMANI, KRYETAR I SHGM-SË
“Të ardhurat e gazetarëve janë të rëndësishme. Nëse gazetarët nuk janë të kënaqur me të ardhurat, atëherë ata nuk do të investojnë plotësisht në përmbushjen e misionit të tyre. Unë jam I bindur se nëse arrijmë t’I forcojmë kapacitetet e RTVM-së, unë besoj se gazetarët më të mirë në Maqedoni, ndërkaq ka shumë të tillë, do të integrohen ose do të pranohen në RTVM, sepse vërtetë ka nevojë për kuadër kreativ që do të merr pjesë në krijimin e programit. Nëse atje rriten rrogat e gazetarëve, do të rritet çmimi I punës së gazetarëve dhe sigurisht, unë pres që atë trend do ta ndjekin edhe mediat private”
Selmani shtoi se RTVM duhet patjetër të jetë servis publik profesionist dhe doemos duhet të gjenden mjetet e nevojshme pasi argumenti i vetëm me të cilën Qeveria lufton është se nuk kanë të holla. Ajnur Bafqari

