Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së se kjo parti po përçan votën e shqiptarëve në Bërvenicë dhe se në këtë mënyrë rrezikon që kjo komunë të mos udhëhiqet nga një shqiptar. Në kundër të reagimit të kësaj partie thuhet se BDI frikohet që në zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017, rrezikon t’i humbas të gjitha komunat me shumicë shqiptare, andaj ka humbur arsyen e shëndoshë. Ata kanë thënë se Lëvizja BESA ishte e para që iu përgjigj thirrjeve të shumta për unifikimin e votës shqiptare por kjo gatishmëri nuk u përfill nga BDI.
Lëvizja BESA
“Në Komunën e Bërvenicës, Lëvizja BESA në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2017, doli parti fituese me një diferencë të dukshme ndaj tri subjekteve tjera politike shqiptare. BDI nuk nxjerr kandidat për kryetar komune jo nga derti i votës dhe interesit shqiptar, por nga pafuqia dhe dobësia e saj përballë Lëvizjes BESA, prandaj me të gjithë potencialin e saj të ngelur përkrah Enver Pajazitin, pavarësisht se kjo përkrahje mund të rezultojë e dëmshme për votën shqiptare. BDI ka udhëhequr me Komunën e Bërvenicës në tri mandatet e fundit, të njohura për keqpërdorime të mëdha, mungesë transparence, dështime në projekte kapitale, politizim të skajshëm të arsimit dhe pazare të ulëta politike me palën maqedonase”.
Nga BESA kanë kanë shtuar se nëse shqiptarët do ta humbin Komunën e Bërvenicës, faji dhe përgjegjësia duhet kërkuar te keqqeverisja e BDI-së,siç thonë ata, që rezultoi me shpërnguljen e mijëra shqiptarëve
Lëvizja BESA
“Zbardhja e këtyre akteve janë arsyet e burimit të frikës së BDI-së, “kandidatit të pavarur” dhe rrethit të tij. Të gjita këto janë të dëshmuara, të dokumentuara dhe të njohura për opinionin publik. Të gjithë votuesit shqiptarë e dijnë se Enver Pajaziti, nuk është kandidat i pavarur por kandidati i përbashkët i të gjitha grupimeve të vjetra politike dhe të grupimeve interesit, të cilët përmes tij tentojnë të vazhdojnë mbajtjen peng jo vetëm institucionin por edhe ardhmërinë e popullatës shqiptare. Enver Pajaziti është njeriu që me së paku mund të identifikohen votuesit shqiptarë”.
Reagimi vjen pas komunikatës së mëhershme të BDI-së, në të cilën ajo thotë se qasja Lëvizjes BESA vë në rrezik të drejtpërdrejtë interesat kombëtare në këto komuna. Nga kjo parti kanë thënë se në interes të fitores dhe unifikimit të votës së qytetarëve në Bërvenicë, BDI nuk ka propozuar kandidatë dhe ka ftuar të gjitha partitë të tërheqin kandidaturat duke përkrahur kandidatin e vetëm të pavarur në këtë komunë.

