Author: almakos

Edhe sot pritet që moti të jetë i nxehtë dhe me diell dhe me erë të dobët. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë celsius, ndërsa ato ditore prej 26 deri më 35 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diel dhe  erë të dobët. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë 8, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë 33 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA ka bërë prezantimin e kandidatit të saj për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu. Edhe pse fillimisht prezantimi i tij është dashur të bëhet në zyrat e Lëvizjes BESA në Zhelinë, por për shkak interesimit të madh të qytetarëve, prezantimi është bërë tek fusha e sportit të shkollës “Luigj Gurakuqi”.“Ishte paraparë vetëm një prezantim dhe një përshëndetje nga kandidati jonë për kryetar i Komunës së Zhelinës, por kur u afrua momenti, e pamë se ky interesimi riteshte në çdo moment saqë ky event mori hov shumë të madh, duke na pamundësuar që ta mbajmë në hapësirat tona në Zhelinë.…

Lexo më Shumë

Nëse dëshironi reforma serioze nw media prej të cilave prisni rezultate, atëherë RTVM duhet të kthehet në jetë, sepse është e vdekur. Kështu u shpreh kryetari i SHGM-së Naser Selmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se të gjitha Qeveritë e deritanishme, kanë pasur qëllim heshtjen e RTVM-së dhe të luajnë me televizionet private për kontrollim dhe manipulim më të lehtë të mendimit publik. Vërejtja kryesore e SHGM-së dhe organizatave tjera është përqindja e financimit të servisit publik dhe kërkesa e tyre është që për RTVM –nw të ndahet 1 për qind e buxhetit kombëtar, duke…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Ndërkohë që nga KSHZ kanë informuar se 1 milion e 800 mijë e 705 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale, por sipas KSHZ-së, ky numër nuk është akoma definitiv. Prej tyre 12 mijë e 919 qytetarë nuk janë regjistruar në listën zgjedhore për arsye se nuk kanë vendbanim apo iu është marrë licenca për punë. Më 14 tetor sipas drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në burgjet në vend do të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së se kjo parti po përçan votën e shqiptarëve në Bërvenicë dhe se në këtë mënyrë rrezikon që kjo komunë të mos udhëhiqet nga një shqiptar. Në kundër të reagimit të kësaj partie thuhet se BDI frikohet që në zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017, rrezikon t’i humbas të gjitha komunat me shumicë shqiptare, andaj ka humbur arsyen e shëndoshë. Ata kanë thënë se Lëvizja BESA ishte e para që iu përgjigj thirrjeve të shumta për unifikimin e votës shqiptare por kjo gatishmëri nuk u përfill nga BDI. Lëvizja BESA “Në Komunën e…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i grupit të ekpsertëve të Priebes e paraqet gjendjen e mediave në vend si shumë shqetësuese. Verëjtjet adresohen tek liria e shprehjes së lirë, liria e mediave, joprofesionalizmi i gazetarëve dhe kushtet jo të kënaqshme të punës nëpër media. Reduktimin mediave të shtypura, ky raport e vlerëson si shenjë që tregu nuk ka qëndrueshmëri pa mbështjetje të theksuar nga qeveria. Gjendja e mediave të shtypura, qndron më tej në raport, duhet të adresohet pasi numri i gazetave nacionale është shumë i ulët (vetëm 5 gazeta ditore) dhe është kërcënim potencial i mediave pluraliste dhe të lira, që…

Lexo më Shumë

Në kohën kur kanë ngelur më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, gjithandej nëpër komunat shqiptare po zhvillohen punime intensive infrastrukturore. Kryetarët aktual të komunave, shfrytëzojnë ditët e fundit të mandatevetë tyre, pasi sipas rregullativës ligjore, ndërtime nuk mund të zhvillohen gjatë fushatës parazgjedhore, e cila fillon nga data 25 shtator. Në komunën e Sarajit, më saktësisht në fshatin Gllumovë, është duke u ndërtuarrruga ktyesore e fshatit. Mirëpo, rruga nëpërmjet fshatit Gllumovë, është rruga e vetme që shpie drejt lokacionit turistik Matka, e cila vizitohet nga turistë të shumtë. Ndërtimi i rrugës, pothuajse ua pamudëson turistëve që…

Lexo më Shumë

17 September Edhe dhjetë vjet nga nisja me punë, teatri i Tetovës, vazhdon të përballet me probleme të shumta. Aktorët kanë probleme me hapësirat për ushtrime, mungesë të dhomave për veshje dhe salla për prova. Jo rrallë teatri i Tetovës është përballur edhe me mungesën e nxehjes qendrore, si bërë që aktorët të përdorim kalorifer dhe mjete tjera alternative për ngrohje. Aktorët thonë se probleme ka pasur që nga fillimi, por shpresojnë se, me ndërtimin e objektit të ri të Teatrit këto probleme do të eliminohen. Problem i përgjithshëm i teatrit janë kushtet që gjithnjë i kanë  munguar Teatrit. Por…

Lexo më Shumë

17 September Në zgjedhjet lokale të 15 tetorit dy Aleanca për Shqiptarët do të kërkojnë votën e qytetarëve. Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Zijadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK). Palët e konfliktit akuzojnë njëra tjetrën për interesa personale. Nga partia Aleanca për Shqiptarët akuzojnë RDK-në dhe Unitetin për përçarje të votës shqiptare. Është një tendencë jo njerëzore e dy personave që përfaqësojnë dy subjekte të ashtuquajtura politike, të ndihmuara nga shumë subjekte dhe organe tjera. Tentativa kryesore është që të përçahet vota e…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA – Bërvenicë vlerëson se BDI në zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017, rrezikon t’i humbas të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Kjo ka shkaktuar frikë dhe ankth dhe humbje të arsyes së shëndoshë, që mundohen ta mbulojnë përmes shpifjeve të ulëta ndaj Lëvizjes  BESA, vlerëson kjo parti. Lëvizja BESA ishte e para që iu përgjigj thirrjeve të shumta për unifikimin e votës shqiptare, por kjo gatishmëri nuk u përfill nga BDI e cila tashmë votën dhe interesin shqiptar me mbijetesën e saj politike, kjo u qartësua pas rastit të Kërçovës. “Në Komunën e Bërvenicës, Lëvizja BESA në zgjedhjet…

Lexo më Shumë

17 September Tre muaj pas tërmeteve që goditën rajonin e Ohrit, ende nuk janë riparuar dëmet që pësoi SH.F “Vëllazërim bashkimi”. Nxënësit mësimin e vijojnë në këtë shkollë ku nga tërmeti është çarë shtylla në hyrje të ndërtesës, ndërsa disa klasa kanë plasaritje në mure. Janë shembur edhe shkallët në hyrje, ndërsa janë dëmtuar edhe muret e sallës sportive. Prindërit dhe nxënësit e bojkotuan fillimin e vitit shkollor, por tani nxënësit janë kthyer në mësim. Erdhën nga Instituti i tërmeteve dhe sizmologjisë dhe autoriteteve u treguan çfarë masa duhet të ndërmarrin dhe si duhet t’i bëjnë riparimet. Nga shkolla kërkuan…

Lexo më Shumë

17 September Komunat janë të zhveshura nga kompetencat deri në atë nivel sa qytetarëve të tyre nuk mund t’ua plotësojnë as nevojat themelore. Ministritë nga ana tjetër, kanë aq shumë kompetenca sa nuk kanë kapacitet për t’i realizuar. Ish ministri, Xhevdet Hajredini vlerëson se zhveshja e komunave nga kompetencat ishte bërë me tendencë që ministritë të mund t’i kontrollojnë komunat e banuara kryesisht me shqiptarë. Prandaj decentralizimi ishte edhe pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, që akoma nuk u realizua tërësisht. Tendenca ka qenë me qëllim që vetëqeverisja lokale, komunat me shumicë shqiptare sa më tepër të zhvishen nga kompetencat. Ata…

Lexo më Shumë