Në kohën kur kanë ngelur më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, gjithandej nëpër komunat shqiptare po zhvillohen punime intensive infrastrukturore. Kryetarët aktual të komunave, shfrytëzojnë ditët e fundit të mandatevetë tyre, pasi sipas rregullativës ligjore, ndërtime nuk mund të zhvillohen gjatë fushatës parazgjedhore, e cila fillon nga data 25 shtator. Në komunën e Sarajit, më saktësisht në fshatin Gllumovë, është duke u ndërtuarrruga ktyesore e fshatit.
Mirëpo, rruga nëpërmjet fshatit Gllumovë, është rruga e vetme që shpie drejt lokacionit turistik Matka, e cila vizitohet nga turistë të shumtë. Ndërtimi i rrugës, pothuajse ua pamudëson turistëve që të vizitojnë këtë lokacion, sidomos atyre që udhëtojnë në grupe, me autobusë. Banorët thonë se ndërtimi i kësaj rruge ka nisur para një muaji, dhe urojnë që të paktën ajo të jetë gati para mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërtimin e rrugës, ata e lidhin drejtpërdrejtë me mbajtjen e zgjedjeve lokale.
‘’Këtë e kanë ba veç me fitu vota për zgjedhje, po vota s’ka ma prej popullit”, ka thënë një banor.
Përpos komunës së Sarajit, ndërtime intensive janë duke u zhvilluar edhe në territorin e komunën së Çairit, më saktësisht me zgjerimin e bulevardit Hristian Todorovski Karposh. Gjithasthu, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, asfalt u shtrua edhe në komunën e Likovës, më saktësisht në fshatin Sllupçan. Përpos se e ndërlidhnin me zgjedhjet lokale, banorët e Sllupçanit ankoheshin për atë se u është premtuar që rruga do të jetë e gjërë 6 metra, ndërsa shtrohej rrugë e cila ishte e gjërë vetëm 4 metra. Reagimet e banorëve, i detyruan autoritetet që të zgjerojnë këtë rrugë edhe për një metër. Abdulla Berisha

