Çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën, zyrtarët e Malit të Zi e shohin si çështje të mbyllur. Ministri i jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq, shprehet se “beson në kapacitetet demokratike të Kosovës dhe se mezi pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit”. Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë, siç është çështja e Prevlakës, porse marrëveshja e përkohshme funksionon mirë, raporton Zëri i Amerikës. Sa i përket demarkacionit Darmanoviq thotë se nuk do të ndikojë në qeverinë e Kosovës dhe se marrëdhëniet e mira me këtë shtet do t’i vazhdojnë. Ndërkohë, ministri i Integrimeve Evropiane…
Author: almakos
16 September Një kontingjent ndihmash në vlerë prej rreth 300 000 dollarë amerikan, kryesisht mjete punë dhe pajisje për punë për disa reparte, ka arritur sot në spitalin klinik të Tetovës. Ndihmat në vlerë prej 300 000 dollarëve, kanë ardhur nga Amerika, përmes shoqatës humanitare Drita të Dibrës, në bashkëpunim me Organizatën Helping Hand të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ndihmat do të përdoren kryesisht në repartin e kardiologjisë, por ka edhe pajisje për repartet tjera të Spitalit të Tetovës. Kemi kënaqësinë që sot të jemi në Tetovë që spitalit dhe doktorëve që përherë neve qytetarëve të Dibrës na kanë hapur…
Lëvizja BESA përmes një komunikate ka përgënjeshtruar akuzat e BDI-së se BESA është kundër kandidatit të partisë së Ahmetit për Komunën e Kërçovës. Nga Lëvizja BESA thonë se i mbështesin shqiptarët, or jo edhe koalicionin LSDM-BDI. “Pas një publikimi tendencioz të partisë së Maxhar Telekomit, BDI, se gjoja Lëvizja BESA qenka kundër kandidatit të kësaj partie për Komunën e Kërçovës, ku – si rëndom tashmë – janë radhitur edhe një sërë shpifjesh të stilit enverist për përbaltjen e “armiqve të popullit”, Lëvizja BESA dëshiron të sqarojë për opinionin se ne i mbështesim shqiptarët, por jo edhe koalicionin LSDM-BDI. Ky parim…
Opinionisti dhe publicisti Latif Mustafa vlerëson se LSDM-ja pavarësisht konceptit të një partie qytetare, në politikbërjen e saj tregon qasje totalitare. Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se megjithatë LSDM ka tendenca për zhbërjen e konceptit të shqiptarizmës dhe këtë po e ndihmojnë edhe dy partitë shqiptare në pushtet. Ja postimi i tij i plotë: Qasja totalitare politike e LSDM-së në politikëbërjen e saj, nën sintagmën e qytetarisë si “vlerë” përbashkuese dhe evropiane, pa dyshim se do e prodhoj efektin e saj. Totalitariteti i saj konsiston, përkundër dështimeve për të shfaqur një shtet ligjor, në tendencat e…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një letre informoi ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska se është pranuar kërkesa e qeverisë që Maqedonia të jetë pjesë e Aleancës për promovimin e edukimit në mbrojtje. Në letër, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai mirëpriti kërkesën e vendit tonë për t’u bashkuar me këtë program, dhe në një periudhë të ardhshme një ekip nga Departamenti i Çështjeve Politike dhe Politikës së Sigurisë në NATO, do të qëndrojë për vizitë studimore në Maqedoni ku do të përcaktohen mbështetjet e nevojshme, thonë nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë. “Duke u bazuar…
Komisioni shtetëror zgjedhor miratoi 9 akreditime për mbikëqyrës ndërkombëtar në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor, Ndërkaq 6 akreditime për mbikëqyrës nga Komisioni për ankesa dhe kundërshtime, të Kosovës. Rexhep Prekopuca, anëtar i KSHZ-së“Nga ana e Zyrës së lidhjeve të NATO-s në RM, është parashtruar kërkesë tek Komisioni Shtetëror zgjedhor për dhënie të akreditimeve për prezencën e mbikëqyrësve publik në zgjedhjet lokale 2017. Poashtu komisioni për ankesa dhe kundërshtime e Republikës së Kosovës më 14 shtator, ka parashtruar kërkesë, me të cilën ka shprehur interes që të merr pjesë në mbikëqyrjen e Zgjedhjeve lokale”. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve…
Kryeministri Zoran Zaev ka emëruar në një post të lartë kardiologun i cili në Kosovë në vitin 2014 ka qenë i arrestuar dhe ka qëndruar në paraburgim si pjesë e grupit të dyshuar për mallverzime dhe keqpërdorime me operacionet e zemrës. Borçe Petrovski, është emëruar anëtarë i këshillit drejtues – përfaqësues të themeluesit Shtëpia e Shëndetit Publik-Klikina universitare për kardiologji Shkup. Petrovski dhe anëtarë të tjerë të grupit në Kosovë janë akuzuar për vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i…
Raporti i grupit të ekpertëve evropianë të kryesuar nga Reinhart Priebe, i cili u publikua ditë më parë në Bruksel, përmban një sërë rekomandimesh që Maqedonia duhet të zbatojë, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, e cila ishte edhe fusha që mori më shumë kritika nga ky raport. Rezultatet e këtij raporti tregojnë se gjyqësori në vend është i politizuar, që nga emërimi dhe ngritja apo ulja në pozita të ndryshme, në sjelljen e vendimeve si dhe me ndarjen e rasteve të rëndësishme vetëm perosnave të caktuar. Prandaj, ekspertët e Priebes mes tjerash rekomandojnë: RAPORTI:–Reformat gjyqësore duhet të përfshijnë rishikim të…
Gjatë 10 viteve të kaluara qeveria VMRO-BDI ka shpenzuar 130 milionë euro për tërheqjen e investitorëve të huaj, ndërsa vetëm për reklama në medait e huaja dhe vendore janë ndarë 43, 5 milionë euro, prej të cilave 31 milionë euro për reklama në media të huaja, ndërsa në mënyrë shtesë të kësaj, në mediat vendore ka paguar edhe 12,5 milionë euro. Kështu tha sot zëdhënësi I Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke shpalosur analizën e bërë për shpenzimet në këtë lëmi. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË“Analiza tregon se kjo shtyllë e shpenzimeve të bëra në 10 vitet e fundit është jashtëzakonisht e…
Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave ka mbajtur sot një konferencë për të shqyrtuar versionin e ligjeve që synojnë kthimin e të drejtës së mohuar, ku parashihet edhe ripërsëritja e proceseve të cilat ky komitet i konsideron si politike dhe të montuara. Megjithatë, profesori universitar Lubomir Fërçkovski, që ishte njëri prej panelistëve, tha se bëhet fjalë për një numër të madh të rasteve, andaj sugjeron që procesi të mos ngatërrohet e të komprometohet në procedura të cilat më pas nuk do të mund të jenë të realizueshme dhe me këtë. LUBOMIR FËRÇKOVSKI, PROFESOR UNIVERSITAR “I tërë fokusi është tani, çfarë…
16 September Me të ulur temperaturat, ndjeshëm rritet ndotja e ajrit ambiental. Viteve të kaluara gjatë sezonit të vjeshtës dhe të dimrit, matësit e ndotjes së ajrit vazhdimisht shënonin shifra alarmante. Sipas ambientalistëve, mungesa e sistemit të gazifikimit është faktori kryesorë i ndotjes, ndërsa nga shkaktarët e tjerë theksojnë transportin dhe industrinë. Edhe qeverisë aktuale por edhe qeverive të kaluara u kemi bërë apel që të punojnë më shumë në ndërtimin e rrjetit të gazit natyrorë. Sigurisht që është proces shumë I gjatë dhe nuk do të bëhet brenda një periudhe të shkurtër kohore, por ekzistojnë masa të tjera të…
16 September 30 mijë votuesit e fshirë nga lista zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, nuk paraqesin problem për LSDM-në edhe tani në prag të zgjedhjeve lokale. Tashmë disa ditë, partitë kanë mundësinë që të shqyrtojnë gjendjen e listës zgjedhore dhe të parashtrojnë vërejtjet e tyre, por gjatë këtij procesi, nuk do t’u kontestohet e drejta e votës rreth 30 mijë votuesve, kryesisht shqiptarë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jasht vendit. Ju e dini që marrëveshja që u arrit dhe që u inkuadrua në Kodin Zgjedhor nënkuptonte, për fat të keq, vetëm një fshirje të shkurtër të këtyre…

