Komisioni shtetëror zgjedhor miratoi 9 akreditime për mbikëqyrës ndërkombëtar në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor, Ndërkaq 6 akreditime për mbikëqyrës nga Komisioni për ankesa dhe kundërshtime, të Kosovës.
Rexhep Prekopuca, anëtar i KSHZ-së
“Nga ana e Zyrës së lidhjeve të NATO-s në RM, është parashtruar kërkesë tek Komisioni Shtetëror zgjedhor për dhënie të akreditimeve për prezencën e mbikëqyrësve publik në zgjedhjet lokale 2017. Poashtu komisioni për ankesa dhe kundërshtime e Republikës së Kosovës më 14 shtator, ka parashtruar kërkesë, me të cilën ka shprehur interes që të merr pjesë në mbikëqyrjen e Zgjedhjeve lokale”.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendosi që gjendja e listës zgjedhore pas perfundimit të shqyrtimit publik të vendoset në ueb faqen e KSHZ-së. Ata shtuan se lista e votuesve akoma nuk është konkrete, duke shtuar se pas përfundimit të seancës të dhënat e MPB-së në formë të diskut (CD) do të dërgohet tek partitë politike.
Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së
“Konstatoj se me nëntë vota për, asnjë kundër, është miratuar raporti për përcaktimin e situatës në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 15 tetor 2017, pas përfundimit të shqyrtimit publik, ndërkaq për nevojat për përgatitje të CD-ve për dorëzim tek partitë politike. Për këto arsye, sektori për teknologji informatike, obligohet që listën zgjedhore me këtë gjendje të të dhënave menjëherë ta publikojë në ëeb faqen e KSHZ-së si dhe shërbimi profesional i KSHZ-së obligohet që listën zgjedhore me këto të dhëna në formë të CD-së, ta dorëzojë tek partitë politike”.
KSHZ mes tjerash në pajtueshmëri me nenin 78 të Kodit Zgjedhor hodhi shortin për përcaktimin e lokacioneve të bordeve reklamuese dhe bilbordeve, të cilat ofrohen për reklamim politik. Pakot e kompanive të cilat kanë ofruar oferta ndahen në katër grupe. Pakoja e parë dhe e dytë duhet t’u takojë partive parlamentare në pushtet dhe opozitë dhe përfshijnë nga 40 përqind të lokacioneve. Ndërsa pakoja e tretë dhe e katërt u takon partive parlamentare të cilat nuk kanë grupe parlamentare dhe partive jashtë parlamentare, të njejtat përfshijnë nga 10 % të lokacioneve.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

