Author: almakos

Perspektiva e Maqedonisë për integrim në BE dhe NATO tanimë ka marrë edhe vëmendjen e shteteve tjera, klubeve diplomatike por edhe mediave ndërkombëtare. Reuters së fundmi ka shkruar një analizë për përpjekjet e diplomacisë së Maqedonisë për të afruar qendrimet me fqinjët dhe së bashku të ecet për projektet e përbashkëta për rajonin. Përafrimi i qëndrimeve me Greqinë, marrëveshja me Bullgarinë dhe komunikimi konstant me Shqipërinë dhe Kosovën kanë ndjellë optimizëm tek faktori ndërkombëtar. ”Maqedonia ka shpresa se është duke bërë mjaftueshëm që të bind Bashkimin Evropian për të nisur bisedimet. Fillimi i lëvizjes së bisedimeve me Greqinë është shembull…

Lexo më Shumë

9% e të punësuarve janë të varfër pasi marrin paga mujore më të ulëta apo 12000 denarë. Këtë e tregojnë të dhënat statistikore të platformës maqedonase kundër varfërisë. Kryetarja e kësaj organizate, Biljana Dukovska thotë se janë shqetësuese të dhënat që i merr për çdo vit e që tregojnë rritjen e numrit të të punësuarve që kanë rroga më të vogla se 200 euro. Ajo thotë se varfëria është më e theksuar tek familjet që kanë vetëm një të punësuar. “Duam ti nxisim institucionet ti dëgjojnë rrëfimet e të varfërve dhe qytetarët e përjashtuar social, të ndërmarrin masa për përmirësimin…

Lexo më Shumë

Pas kontrollit në 14 objekte në rajonin e Kërçovës, policia ka sekuestruar lëndë narkotike si kokain, marihuanë, heroinë dhe municione. Pas bastisjeve, policia ka arrestuar 7 persona të cilët janë të dyshuar si pjestarë të grupit që shpërndanin drogë në Kërçovë. Pas përfundimit të dëshmive të ekspertëve, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike u ngriten akuza penale sipas nenit 215 të kodit penal  për “prodhimin dhe shpërndarjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve të paligjshëm”. Gjatë bastisjeve në disa ndërtesa në Kërçovë u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me kokainë, një sasi e madhe e marihuanës, disa pako me heroinë,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë një seanncë në të cilën do të rishikohen disa vendime dhe raporte në lidhje me zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Në rend dite janë kërkesat për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar, vendimi për angazhimin e organeve ndihmëse, raporti për Listën zgjedhore pas përfundimit të shqyrtimit publik, anulimi i vendimit për zgjedhjen e operatorit ekonomik për shtypjen e Listës së Votuesve dhe raporti mbi tabelat reklamuese dhe billbordet dhe alokimin e rastësishëm të tabelave reklamuese dhe billbordeve. KSHZ dje u bëri thirrje ofertuesve dhe partive që të marrin pjesë në short në të cilin…

Lexo më Shumë

Ministria greke e Shëndetësisë solli vendim urgjent për ndalesë për not në plazhet në të gjitha rajonet e Atikës për shkak derdhjes së naftës në afërsi të Salaminës. Mes lokacioneve të ndaluara gjenden edhe shumë plazhe të njohura rreth Athinës dhe Pireut. Tankeri “Agina Zoni 2” u përmbys të dielën në afërsi të ishullit Salamina, ndërsa prej tij u derdhënrreth 2.500 kubë naftë dhe gaz, që shkaktoi dëm të madh ekologjik.

Lexo më Shumë

Pas kontrollit në 14 objekte në rajonin e Kërçovës, Policia e Maqedonisë ka sekuestruar lëndë narkotike si kokain, marihuanë, heroin, si dhe municion, mëson SHENJA. “Gjatë bastisjeve në disa ndërtesa në Kërçovë u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me kokainë, një sasi e madhe e marihuanës, disa pako me heroinë, një plumb nga një armë automatike. Gjatë bastisjeve u gjetën gjithashtu një jelek antiplumb, një kartë identifikimi e policisë, pajisje shtesë për pushkë automatike dhe një thikë. Te personi K.H. (47) u gjetën dhe sekuestuan para në vlerë prej rreth 35,000 denarë, ndërsa te personi LF. (23) u gjetën…

Lexo më Shumë

15 September Qeveria vlerëson se raporti i Rajnhard Pribe për çështjet sistematike nga fusha e sundimit të së drejtës i publikuar sot jep fotografi reale për sfidat shumëvjeçare të cilat i ka trashëguar nga ish pushteti në qershor të 2017, duke hasur një shtet të robëruar. Qeveria pajtohet me konstatimin se në periudhën prej vitit 2015-2017 shumë pak punë janë përmirësuar në fushat nga raporti dhe se kjo nënkupton shumë kohë të humbur për Maqedoninë. “Në 100 ditët e para Qeveria e re arriti t’i vërrej këto probleme dhe ka përgatitur një plan reformues 3-6-9, i cili tanimë ëprfshuin një…

Lexo më Shumë

Shumë parti shqiptare, arritën në arenën politike, në Maqedoni, në vitet e fundit, por në këtë treg kanë zënë një vend të rëndësishëm. Sot nga strukturat e partive politike shqiptare, kanë dalë figurat e saj, për të kandiduar në komunat, në Maqedoni. Se si e shohin secila parti kundërshtarin e vet, dhe se si paraqitja e një numri të madh të kanditatëve në zgjedhjet lokale e përçajnë votën shqiptare ata thonë që është një mundësi që qytetarët të zgjedhin cilësinë, shkruan Almakos. Bujar Osmani, kryetar i shtabit të komunës së Çairit, për BDI –në, thotë për Almakos se vota është…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot u takua me Komisarin evropian për zgjerim, Johannes Hahn me të cilin ka biseduar për rrugën eurointegruese të Serbisë, situatën në rajon dhe dialogun me Prishtinën, raporton AA. Vuçiç ka theksuar se anëtarësimi i plotë i Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) është prioritet i politikës së jashtme të Serbisë. “Vlerësojmë se vendi i tërë rajonit është në BE dhe se pa përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor hapësira e përbashkët ekonomike dhe politike nuk do të jetë e mundur në kontinentin evropian”, theksoi presidenti serb. Ai përshëndeti qasjen e BE-së sipas të…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e pushtetit lokal janë paraparë të mbahen më 15 tetor. Partitë politike finalizojnë përgatitjet si dhe shpalljen emrave të kandidatëve për kryetar dhe këshilltarë të komunave. Mirëpo, sa janë “pjekur” kushtet që këto zgjedhje të mbahen? Në komunikim me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Almakos mëson se ky institucion kryesorë dhe përgjegjës për organimizimin e zgjedhjeve është gati për lokalet. Nga KSHZ thonë se deri sot asnjë qytetarë ose parti politike nuk është ankuar për listën e votuesve dhe se e njejta në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, është e përditësuar. “Lista…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tani ndryshon mendjen edhe për Zoran Zaevin dhe partinë e tij LSDM-në. BDI tani ka vendosur që të mos garojë me kandidat të saj për qytetin e Shkupit dhe që në rreth të parë të mbështesë kandidatin e LSDM, ndërsa marrëveshja parasheh edhe mbështetje të ndërsjella edhe në qytete të tjera. Ndërkohë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare ishte pikërisht kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe funksionarët e kësaj partie ata që më së shumti reaguan për votat e shqiptarëve të cilët i kishte fituar LSDM. Ahmeti gjatë gjithë kohës pretendonte se LSDM është e njëjtë…

Lexo më Shumë

Në njësitet elitare të ARM-së, sipas bindjeve personale dhe hulumtimeve të bëra, elementi shqiptar nuk do të futet edhe në të ardhmen. Kështu thotë eksperti I sigurisë Bashkim Sulejmani, duke komentuar mbi faktin që asnjë shqiptar nuk është pjesë e njësitit special “Ujqit”. Ai tha se mospërfaqësimi i shqiptarëve nëpër njësitet elitare të ARM-së, është bërë traditë dhe trashëgohet nga një Qeveri në tjetrën, duke shtuar se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik për t’i plotësuar vakumet ku nuk ka përfaqësim të drejtë të shqiptarëve.“Kjo dëshmon që, Maqedonia pikërisht kur të jetë e interesuar për ti…

Lexo më Shumë