Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tani ndryshon mendjen edhe për Zoran Zaevin dhe partinë e tij LSDM-në. BDI tani ka vendosur që të mos garojë me kandidat të saj për qytetin e Shkupit dhe që në rreth të parë të mbështesë kandidatin e LSDM, ndërsa marrëveshja parasheh edhe mbështetje të ndërsjella edhe në qytete të tjera. Ndërkohë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare ishte pikërisht kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe funksionarët e kësaj partie ata që më së shumti reaguan për votat e shqiptarëve të cilët i kishte fituar LSDM. Ahmeti gjatë gjithë kohës pretendonte se LSDM është e njëjtë si VMRO kur janë në pyetje çështjet e shqiptarëve dhe se ai nuk sheh dallim mes këtyre dy subjekteve.
“Në substancë nuk dallon LSDM me VMRO në raport me çështjen shqiptare…Të mos besojmë shumë edhe në deklarata, tash këtu ke deklarata shumë interesante, ke do deklarata shumë të ëmbla nga zoti Zaev që pas dy ditëve këto deklarata ai i mohon tani, për shembull thotë që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare, duhet të ndryshojmë dhe Kushtetutën, pas 3-4 ditësh thotë kush unë të ndryshoj kushtetutën, asesi, Kushtetuta e Maqedonisë është e pandryshueshme, Kushtetuta e Maqedonisë është evropiane”, kishte deklaruar më parë Ahmeti.
“Unë po të them që gjatë gjithë negociatave që i kemi bërë për një vjet e gjysëm në momente të caktuara, shumë të rëndësishme, që janë tërhequr në një dhomë kokë në kokë dhe kanë gjetur gjuhë të përbashkët, zoti Gruevski dhe zoti Zaev. Me të arritur unë në pikën e pagesës së Gostivarit, më thotë marrëveshja rra. Dhe të nesërmen u morën veshtë dhe u morën veshtë duke e thyer edhe vetë marrëveshjen që ju e quani të Përzhinos”, ka deklaruar Ahmeti.
Në këto zgjedhje për herë të parë ndodh koalicion parazgjedhor mes një partie maqedonase dhe një partie shqiptare dhe falë kësaj marrëveshje BDI nuk do të garojë me kandidat shqiptar në qytetin e Shkupit.
Arben Zeqiri
Data 20.05.2026
Aktuale
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër
- Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçarja (EMRI)
- Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”
- Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hedhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ
- Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së
- Komisioni Evropian i jep Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

