Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja ka premtuar se do të bëjë përpjekje për ta ringjallur objektin e Kapan Hanit që ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe me vite është lënë pa investime. Ai tha se, veç më kanë marrë ingerencat për Kalanë e Shkupit dhe Akuaduktin, të cilat pritet që shumë shpejtë të rikonstuohen dhe të jenë të hapura për vizitorë, ndërsa tha se, do të kërkojnë t’i marrim kompetencat edhe për Kapan Hanin, sepse vlerëson se Qyteti i Shkupit ka kapacitet të intervenojmë edhe aty.
“Absolutisht keni të drejtë. Kjo është një ide e shkëlqyer. Do të flas menjëherë pas emisionit edhe me ministrin e Kulturës, zotërin Lutkov të kërkojmë leje të hyjmë me investime të caktuara aty apo të na japin kompetencat aty, që të mund t’ia kthejmë shkëlqimin e plotë siç ka qenë në të kaluarë”, ka deklaruar Gjorgjievski.


