Author: almakos

15 September Prokuroria Speciale Publike e publikoi raportin e katërt gjashtëmujor për punën e saj. Sipas raportit PSP-ja ka ngritur 18 akuza kundër 120 personave për 168 vepra penale. Kanë hapur shtatë procedura të reja hetimore kundër 24 individëve dhe katër kompanive. PSP informon se me vendimin e Gjykatës së Apelit për të pranuar bisedat e përgjuara si dëshmi, ata hyjnë në rendin ligjor. Për nëntë muaj kjo prokurori ka shpenzuar 45 për qind të buxhetit të parashikuar, ose rreth 104 milionë nga 228 milionë denarët e parashikuar. Deri në dorëzimin e raportit janë analizuar 70 për qind e materialeve…

Lexo më Shumë

15 September Partitë politike ende nuk kanë qëndrim të prerë nëse kandidatët e propozuar për kryetarë komunash të cilët mbajnë funksione shtetërore si deputet apo ministër, do të tërhiqen nga posti për të garuar në zgjedhjet lokale pa ndonjë angazhim tjetër shtetëror. Deri më tash tërheqjen nga posti I zv/ministrit e ka bërë publike kandidati I BDI-së për Çair, Visar Ganiu. Nga partia e Ahmetit nuk sqarojnë nëse nga posti I ministrit pa resor, do të tërhiqet edhe Ramiz Merko, I cili tanimë zyrtarisht është kandidati I kësaj partie për Strugën. Tërheqjen nga posti I deputetit gjatë ditës e publikoi…

Lexo më Shumë

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Kuvendit të RM-së, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Britanisë së Madhe dhe Fondacionit për Demokraci Vestminster, Ambasadori britanik në Shkup Çarls Gareth deklaroi se Maqedonia përderisa rrugëton drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së, ka përkrahjen e tërësishme të Britanisë së Madhe. Mes tjerash, Gareth po ashtu dha mesazhin se në vitin 2017 Maqedonia, në veçanti Kuvendi, ishte në provim të demokracisë. Zgjedhjet lokale, nga ambasadori britanik konsiderohen si mjaft të rëndësishme që Maqedonia këtë vit të përmbyll me sukses sa më të madh. “Demokracia maqedonase në vitin 2017 u vendos në provim, sidomos…

Lexo më Shumë

Në Raportin të PSP-së theksohet se prokurorët kanë arritur të dëgjojnë 70 për qind të materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Kjo prokurori posedon 606.555 audio-incizime.“Përfshirë datën e dorëzimit të këtij Raporti janë analizuar përmbajtja e 424 589 audio-incizimeve të cilat i disponon kjo Prokurori Publike, dhe janë përpunuar 1039 transkripto ku në bazë të bisedimeve të përgjuara ka indikacione se ka vepra penale”, thuhet në raporton e PSP-së, transmeton SHENJA.Prokurorja Janeva thekson se gjatë analizës dhe përpunimit të materialeve ka vazhduar edhe procesi i ndarjes së bisedave private nga bisedat që janë në përpunim.“Nga gjithsej 424 589 biseda…

Lexo më Shumë

15 September DSK-ja, institucioni që është truri i sigurisë në shtet, është ende në gjendje të mjerueshme. 2 vjet pas raportit të parë të Pribes në 2015, ky institucion thuajse nuk ka lëvizur as një milimetër përpara në përmirësimin efikas të rolit të stafit të DSK-së, në rivendosjen e etikës profesionale, në menaxhimin e rrezikut, zbatimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave si dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Në raportin e dytë të Pribes, DSK-ja qortohet ende për mbajtjen e monopolit në përgjime, dhe një gjë e tillë lë të hapur mundësinë që përgjimet të përdoren ende në…

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi kandidat i Lëvizjes BESA për kryetar të komunës së Çairit në një postim në facebookka thënë se Çairi, për Lëvizjen BESA, nuk është vetëm një nga komunat e Qytetit të Shkupit, por është epiqendra e Qytetit dhe shqiptarisë jo vetëm në Shkup. Ibrahmi ka shtuar se me kandidimin e tij, është tmerruar partia që deri më tani ka qeverisur me Çairin “andaj kjo parti e frikësuar kërkon përkrahje nga një parti tjetër, e cila deri dje ia zbulonte krimet e korrupsionin partisë së Maxhar Telekomit, ndërsa sot i mbështet pikërisht ata, që së bashku të na fitojnë”.Ai ka…

Lexo më Shumë

Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot realizoi takim me kandidatët për kryetar komunash, bartësit e listave të këshilltarëve dhe me shefat e shtabeve vendore. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së Fatmir Besimi, njoftohet në kumtesën e partisë, para të pranishmëve theksoi se mbrëmë Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka përcaktuar kandidatët për kryetar komunash si dhe listat e këshilltarëve për pushtetet vendore në komunat ku marrim pjesë. BDI, sipas tij, në zgjedhjet e 15 tetorit do të garojë me 18 kandidatë për kryetar të komunave edhe atë në Komunën e Likovës, Haraçinës, Çairit, Shuto…

Lexo më Shumë

Definimi i qëllimit është pozicioni startues i çdo suksesi. Jeni përcaktuar të studioni në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” me një qëllim, të fitoni arsimim me cilësi të verifikuar dhe të dëshmuar, theksoi rektori i USHCM, pr. dr. Nikolla Jankullovski, në orën e parë akademike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. “Marrja e indeksit të njohur të USHCM është pozicion fillestar i sukseseve tuaja të ardhshme profesionale”, tha Jankullovski, duke shtuar se që të jesh pjesë e USHCM është nder, por edhe detyrim, për shkak se dituria, shkenca dhe cilësia kultivohen në këtë Universitet nga vetë themelimi i tij. Ai…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi punën për pikat e rendit të ditës të seancës së 12-të, por pas gjysmë ore ajo u ndërpre me kërkesë të Antonio Milloshoskit nga VMRO-DPMNE-ja dhe pastaj edhe me kërkesë të Dragan Danev. Si arsye për dy kërkesat për pauzë deputetët e VMRO-DPMNE-së e theksuan replikën e Frosina Remenskit nga LSDM-ja e cila kërkoi nga deputeti Sasho Vasilevski, i cili debatoi për ndryshimet e Ligjit për studimet mjekësore dhe përsosmërinë e vazhdueshme profesionale të mjekëve të mjekësisë, me procedurë të shkurtuar, para se ta kërkojë fjalën që t’i kërkojë falje kolegëve deputetë për…

Lexo më Shumë

Kemi mision të përbashkët, qëndrojmë në të njëjtën anë dhe kemi qëllim të përbashkët që të sigurojmë cilësi më të lartë të arsimit të lartë, liri akademike dhe krijuese. Keni partner nga ana tjetër, partner të vërtetë i cili së bashku me ju, do të punojë në realizimin ëndrrës për universitete të njohura ndërkombëtare, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska në mesazhin deri te brucoshët e ardhshëm dhe profesorët e universiteteve në vend. Ajo u dëshiroi vit të suksesshëm akademik të gjithë brucoshëve, të cilët arsimin e tyre do ta vazhdojnë në programet e shumta studimore, që i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook bëri të ditur se dhe zyrtarisht ka nënshkruar dorëheqjen nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë. Duke u falenderuar për besimin e dhënë gjatë kohës për sa ishte deputet, kryetari i Lëvizjes Besa Kasami shkruan që është gati për sfidën e re dhe për t’u shërbyer qyetarëve nga Tetova. Në vijim është shkrimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami: Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë të Lëvizjes BESA dhe ju tetovarë të dashur, Sapo e nënshkrova dorëheqjen time nga detyra e deputetit…

Lexo më Shumë

Mediat të afërta me VMRO-DPMNE kanë kritikuar emërimin e aktivistit të Revolucionit të Larmë, Zamir Mehmeti për anëtar të bordit të drejtorëve të Telekomit. Sipas portalit “Kurir”, Mehmeti në jetë nuk ka punuar asgjë që ka të bëjë me telekomunikimet dhe menaxhimin, por vetëm aktivizimi si përfaqësues i shoqërisë civile dhe shoqatave të financuara nga SOROS. Këto portale kanë shkruar se Mehmeti është propozuar nga LSDM, pasi që nuk qëndron në raporte të mira me BDI-në. Rroga e tij në këtë detyrë siç shkruhet do të jetë deri në 3 mijë euro në muaj dhe benefite të tjera. Kritikat në…

Lexo më Shumë