15 September
Prokuroria Speciale Publike e publikoi raportin e katërt gjashtëmujor për punën e saj. Sipas raportit PSP-ja ka ngritur 18 akuza kundër 120 personave për 168 vepra penale. Kanë hapur shtatë procedura të reja hetimore kundër 24 individëve dhe katër kompanive.
PSP informon se me vendimin e Gjykatës së Apelit për të pranuar bisedat e përgjuara si dëshmi, ata hyjnë në rendin ligjor. Për nëntë muaj kjo prokurori ka shpenzuar 45 për qind të buxhetit të parashikuar, ose rreth 104 milionë nga 228 milionë denarët e parashikuar.
Deri në dorëzimin e raportit janë analizuar 70 për qind e materialeve të përgjuara. Në rrjedhë ka qenë edhe analiza e forenzikës e bisedimeve të konfiskuara nga Zahir Beqiri – Çaushi ose rreth 80 mijë dosje. Analizohen edhe 15 mijë audio dosje të konfiskuara nga një person tjetër. PSP ka kontrolluar mbi 22 mijë transaksione të lidhura me llogarinë e VMRO – DPMNE-së, në rastin “Talir” për financim të paligjshëm, i cili nuk përfundoi me aktakuzë.
Katica Janeva në raport shpreh optimizëm se do të gjendet një zgjidhje ligjore, që deri në fund të shqyrtohet krimi eventual në bisedat e përgjuara.
Alsat M

