Mediat të afërta me VMRO-DPMNE kanë kritikuar emërimin e aktivistit të Revolucionit të Larmë, Zamir Mehmeti për anëtar të bordit të drejtorëve të Telekomit. Sipas portalit “Kurir”, Mehmeti në jetë nuk ka punuar asgjë që ka të bëjë me telekomunikimet dhe menaxhimin, por vetëm aktivizimi si përfaqësues i shoqërisë civile dhe shoqatave të financuara nga SOROS. Këto portale kanë shkruar se Mehmeti është propozuar nga LSDM, pasi që nuk qëndron në raporte të mira me BDI-në.
Rroga e tij në këtë detyrë siç shkruhet do të jetë deri në 3 mijë euro në muaj dhe benefite të tjera. Kritikat në adresë të tij janë edhe për shkak të lidhjeve të tij me Ermira Mehmetin, ish-deputeten e BDI-së. (INA)

