Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi punën për pikat e rendit të ditës të seancës së 12-të, por pas gjysmë ore ajo u ndërpre me kërkesë të Antonio Milloshoskit nga VMRO-DPMNE-ja dhe pastaj edhe me kërkesë të Dragan Danev. Si arsye për dy kërkesat për pauzë deputetët e VMRO-DPMNE-së e theksuan replikën e Frosina Remenskit nga LSDM-ja e cila kërkoi nga deputeti Sasho Vasilevski, i cili debatoi për ndryshimet e Ligjit për studimet mjekësore dhe përsosmërinë e vazhdueshme profesionale të mjekëve të mjekësisë, me procedurë të shkurtuar, para se ta kërkojë fjalën që t’i kërkojë falje kolegëve deputetë për rolin e tij në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi konsideron se me asnjë reagim nuk duhet të sillet në situatë dëshira e shprehur e shumicës në pushtet dhe opozitës për pikat e rendit të ditës të seancës së 12-të. Për këto ligje, tha Xhaferi edhe këta edhe ata thanë se do t’i mbështesin. Milloshoski tha se nuk mund dikush të flasë për çfarëdo pasoje dhe t’i shmang arsyet dhe se secili duhet të bart përgjegjësi për mosrespektimin e ligjeve të Rregullores.
Pas pauzës prej një ore, ndërprerje të seancës kërkoi edhe Dragan Danev, por në marrëveshje me kryetarin e Kuvendit këtë herë pauza është vetëm gjysmë ore. Në rend dite të kësaj seance janë edhe ligji për pagën minimale, për të falimentuarit, për taksën radiodifuzive dhe Propozim vendimin për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në vazhdimin e sotëm duhet të shqyrtohen edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për Shërbime mediale audio dhe audiovizuale , me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e shumicës, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarime, Propozim ligji për dhënie të bonove-vauçerë me vlerë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, të parashtruara nga deputetët e opozitës.
Para deputetëve janë edhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të BeH-së në procesin e inkuadrimit në BE dhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit.

