Author: almakos

Tetova dhe Çairi do të jenë edhe në këto zgjedhje arenat kryesore ku do të masin forcat partitë politike shqiptare. Mbrëmë në çastet e fundit të afatit partitë kanë dorëzuar në komisionet komunale listat me të gjithë kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë komunal. Në Tetovë garës i kanë hyrë katër kandidat shqiptar. Në këtë komunë Lëvizja Besa garon me kryetarin e partisë, Bilall Kasamin, BDI me nënkryetaren Teuta Arifin, Aleanca për Shqiptarët me Adnan Nezirin dhe PDSH me nënkryetarin Bardhyl Dautin. Një vëmendje të veçantë partitë i kanë kushtuar edhe Komunës së Çairit. Në këtë komunë BDI do të garojë…

Lexo më Shumë

Gjyqësori, sigurimi dhe mediat janë vetëm disa nga fushat për të cilat eksperti evropian, Reinhart Priebe kërkon reforma urgjente të bazuara në proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Priebes janë adresuar shumë kritika në këto fusha. Në të mes tjerash theksohet se PSP duhet të vazhdoj me punë, pasi është e një rëndësie thelbësore ndjekja e personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme.“Skandali i përgjimeve zbuloi një shkelje masive të të drejtave fundamentale. Është bërë pak progres në investigimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës në kontekstin e përgjimeve të paligjshme, sidoqoftë nuk ka pasur…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka arritur të dëgjojë 70 përqind të materialeve të përgjuara. Sipas raportit të katër gjashtë mujor të PSP-së, PSP ka ende shumë punë pasi duhet ndarë bisedat private nga ato që kanë përmbajtje krimi.“Është analizuar përmbajtja e 424 589 audio-incizimeve të cilat i ka Prokuroria Speciale, dhe prej tyre, janë përpunuar 1039 transkripte prej të cilave, në bazë të bisedave që i përmbajnë, ka indikacione për vepra penale. Nga gjithsej 424 589 biseda të analizuara, 152 680 audio-incizime janë ndarë veçmas si biseda private”, thuhet në rarpotin e PSP-së.Lëndë analize janë edhe bisedat e përgjuara që i janë…

Lexo më Shumë

Socialdemokratët që në rrethin e parë zgjedhor do të votojnë për Visar Ganiun, Teuta Arifin, Nevzat Bejtën dhe Fatmir Deharin, ndërsa integruesit në raundin e parë, votat e tyre do t’ua dedikojnë Petre Shillegovit dhe Maksim Dimitrievskit. Partnerët qeveritarë Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë dakorduar që LSDM-ja dhe BDI-ja, përveç në nivel qendror të koalicionojnë edhe në nivel lokal në zgjedhjet që do të mbahen më 15 tetor, për komunat kyçe për të dyja partitë Nga të dyja partitë për “Post.mk” konfirmuan se ka marrëveshje bashkëpunimi që nga rrethi i parë i zgjedhjeve. Sipas informatave të zyrtarëve të lartë…

Lexo më Shumë

Fondacioni “Fredricht Ebert”, në bashkëpunim me Institutitin e Programit për Demokraci Sociale “Progres”, në vitin 2016 inicuan projektin “Forum për barazi gjinore”, ku si qëllim  pati të sigurojë platformë inkluzive, për zhvillimin dhe promovimin e politikës publike në sferën e barazisë gjinore e fokusuar në vlerat e demokracisë sociale. Po ky forum paraqitet për së dyti herë, ku edhe ka prezantuar tre dokumente, në aspektin e barazisë gjinore, thuhet nga Kalinka Gaber, Drejtoreshë e Programit të Institutit për Demokraci Sociale “Progres”. “Puna më e suksesshme në forumin e parë për barazi  gjinore, është imponuar në nevojën për bashkëpunimin e mëtejshëm…

Lexo më Shumë

15 September Për shkak të pauzave të shumta, replikave dhe kontra-replikave, deputetët ende nuk arritën që me procedurë të shkurtuar t’i votojnë ndryshimet e ligjeve për të falimentuarit, për pagë minimale, për pezullimin e taksës së radidifuzionit, si dhe të ligjit për studime të mjekësisë. Debati ngeci pikërisht në ligjin e fundit, deputeti Sasho Vasilevski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, i kritikoi ndryshimet e propozuara, ndërkaq Frosina Remendski nga LSDM-ja në pushtet përkujtoi dhunën e 27 prillit për të cilën akuzoi se në të ka marrë pjesë edhe Vasilevski. ‘Po shfuqizohet dëgjimi dhe ligjërimi i lëndëve në gjuhën angleze. Ju lutem, ajo…

Lexo më Shumë

15 September Dy partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI nuk pranojnë të kenë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre për komuna të caktuara si dhe për Qytetin e Shkupit. Edhepse partia e Zoran Zaevit nuk ka nxjerrë kandidatë në komunat me shumicë shqiptare të cilat deri tani janë udhëhequr nga kuadro të BDI-së si Tetovë, Gostivar, Çair dhe Kërçovë, ata nuk pranojnë që kjo të jetë rezultat i ndonjë marrëveshje por vetëm përshkak të, siç thonë ata, inspektimit të gjendjes reale. Sipas tyre, në këto komuna, LSDM-ja nuk ka gjasa reale për të fituar postin e kryetarit prandaj ka dalë vetëm me…

Lexo më Shumë

15 September Një pjesë e vogël e gjykatësve kontrollojnë dhe keqpërdorin sistemin gjyqësor për qëllime politike dhe bëjnë presion ndaj kolegëve më të rinj përmes sistemit të gjobitjes, shkarkimit dhe avancimit. Kjo është një prej konkluzioneve të raportit të dytë të Pribes. Në këtë analizë kërkohet që të gjithë gjykatësit që kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme të përgjigjen penalisht. Aty ku ekzistojnë prova për dëshmimin e përgjegjësisë penale, gjykatësit duhet të mbajnë përgjegjësi penale për sjelljen e tyre të pahijshme. Të gjithë gjykatësit e shkarkuar të cilët kanë vepruar në mënyrë jo përkatëse dhe kjo është dëshmuar, duhet t’u…

Lexo më Shumë

Gjyqësori, sigurimi dhe mediat janë vetëm disa nga fushat për të cilat eksperti evropian, Reinhart Priebe kërkon reforma urgjente të bazuara në proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Priebes janë adresuar shumë kritika në këto fusha. Në të mes tjerash theksohet se PSP duhet të vazhdoj me punë, pasi është e një rëndësie thelbësore ndjekja e personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme.“Skandali i përgjimeve zbuloi një shkelje masive të të drejtave fundamentale. Është bërë pak progres në investigimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës në kontekstin e përgjimeve të paligjshme, sidoqoftë nuk ka pasur…

Lexo më Shumë

15 September Prokuroria Speciale Publike e publikoi raportin e katërt gjashtëmujor për punën e saj. Sipas raportit PSP-ja ka ngritur 18 akuza kundër 120 personave për 168 vepra penale. Kanë hapur shtatë procedura të reja hetimore kundër 24 individëve dhe katër kompanive. PSP informon se me vendimin e Gjykatës së Apelit për të pranuar bisedat e përgjuara si dëshmi, ata hyjnë në rendin ligjor. Për nëntë muaj kjo prokurori ka shpenzuar 45 për qind të buxhetit të parashikuar, ose rreth 104 milionë nga 228 milionë denarët e parashikuar. Deri në dorëzimin e raportit janë analizuar 70 për qind e materialeve…

Lexo më Shumë

15 September Partitë politike ende nuk kanë qëndrim të prerë nëse kandidatët e propozuar për kryetarë komunash të cilët mbajnë funksione shtetërore si deputet apo ministër, do të tërhiqen nga posti për të garuar në zgjedhjet lokale pa ndonjë angazhim tjetër shtetëror. Deri më tash tërheqjen nga posti I zv/ministrit e ka bërë publike kandidati I BDI-së për Çair, Visar Ganiu. Nga partia e Ahmetit nuk sqarojnë nëse nga posti I ministrit pa resor, do të tërhiqet edhe Ramiz Merko, I cili tanimë zyrtarisht është kandidati I kësaj partie për Strugën. Tërheqjen nga posti I deputetit gjatë ditës e publikoi…

Lexo më Shumë

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Kuvendit të RM-së, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Britanisë së Madhe dhe Fondacionit për Demokraci Vestminster, Ambasadori britanik në Shkup Çarls Gareth deklaroi se Maqedonia përderisa rrugëton drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së, ka përkrahjen e tërësishme të Britanisë së Madhe. Mes tjerash, Gareth po ashtu dha mesazhin se në vitin 2017 Maqedonia, në veçanti Kuvendi, ishte në provim të demokracisë. Zgjedhjet lokale, nga ambasadori britanik konsiderohen si mjaft të rëndësishme që Maqedonia këtë vit të përmbyll me sukses sa më të madh. “Demokracia maqedonase në vitin 2017 u vendos në provim, sidomos…

Lexo më Shumë