15 September
Për shkak të pauzave të shumta, replikave dhe kontra-replikave, deputetët ende nuk arritën që me procedurë të shkurtuar t’i votojnë ndryshimet e ligjeve për të falimentuarit, për pagë minimale, për pezullimin e taksës së radidifuzionit, si dhe të ligjit për studime të mjekësisë.
Debati ngeci pikërisht në ligjin e fundit, deputeti Sasho Vasilevski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, i kritikoi ndryshimet e propozuara, ndërkaq Frosina Remendski nga LSDM-ja në pushtet përkujtoi dhunën e 27 prillit për të cilën akuzoi se në të ka marrë pjesë edhe Vasilevski.
‘Po shfuqizohet dëgjimi dhe ligjërimi i lëndëve në gjuhën angleze. Ju lutem, ajo është gjuhë standarde në mjekësi pa të cilin nuk mund të bisedohet për çfarëdolloj cilësia në mjekësi dhe shëndetësi. Duke pasur parasysh se mjekësia bashkëkohore e tërësishme, 80 për qind është në gjuhën angleze- tha Sassho Vasilveski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Një mjek i cili ka dhënë betim se do të kujdeset dhe do ta mbrojë shëndetin, pa marrë parasysh ku gjendet, do të kujdeset që të mos i sjell në rrezik të gjithë ata që gjenden në rrethin e tij. Më 27 prill, ju ishit njeriu që ndihmoi dhe e rrezikuat sigurinë e kolegëve tuaj në RM- u përgjigj Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.
Vijuan madje dy pauza për, siç kërkoi deputeti Antonio Milloshoski, qetësimin e gjakrave. Pas tyre vijuan replika dhe kontra-replika maratonike, mes deputetëve opozitarë dhe deputetes Shehtanska lidhur me atë se kush dëshiron studentëve të mjekësisë t’ua shkurtojë arsimimin cilësor, në mandatin e të cilëve kanë ndërruar jetë shumë foshnje dhe që ka shkatërruar shëndetësinë e Maqedonisë.
Gjatë njëqind ditëve të kaluara, studentë të nderuar të mjekësisë, mund të shikonit se si nuk duhet të silleni kur do të jeni mjekë ose specialistë të përgjegjshëm- tha Antoni Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja dëshiron të frenojë miratimin e ndryshimeve në ligjin që e miratoi ish-ministri i Shëndetësisë, ministri që e miratoi kaosin në këtë shëndetësi dhe me pasojat e së cilës nuk mund të përballemi për një kohë aq të shkurtër- u përgjigj Jagoda Shehtanska, deputete e LSDM-së.
Të kota ishin kërkesat e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mos kërkohen pauza dhe të ulet numri i replikave, ndaj propozoi që deputetët gjatë pauzës të mendojnë se me çfarë sjellje do të vazhdojnë seancën.
Alsat-M

