Gjyqësori, sigurimi dhe mediat janë vetëm disa nga fushat për të cilat eksperti evropian, Reinhart Priebe kërkon reforma urgjente të bazuara në proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Priebes janë adresuar shumë kritika në këto fusha. Në të mes tjerash theksohet se PSP duhet të vazhdoj me punë, pasi është e një rëndësie thelbësore ndjekja e personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme.
“Skandali i përgjimeve zbuloi një shkelje masive të të drejtave fundamentale. Është bërë pak progres në investigimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës në kontekstin e përgjimeve të paligjshme, sidoqoftë nuk ka pasur asnjë gjykim. Reformat në sektorin e sigurisë, veçanërisht në lidhje me përgjimet e komunikimeve, është shtyrë pas raportit të vitit 2015 por tani janë në përgatitje. Është esenciale që këto veprime të ndjeken si çështje urgjente. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e aktiviteteve publike duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm. Gabimet e të kaluarës nuk duhet të përsëriten dhe një formë e kapjes së shtetit nuk duhet të zëvendësohet nga tjetri. Disa veprime që do të kryhen në të ardhmen e afërt në mënyrë të pashmangshme do të rezultojnë si raste të testimit në këtë drejtim”, thuhet në Raportin e Pribesë.
Data 20.05.2026
Aktuale
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër
- Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçarja (EMRI)
- Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”
- Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hedhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ
- Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së
- Komisioni Evropian i jep Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

