Gjyqësori, sigurimi dhe mediat janë vetëm disa nga fushat për të cilat eksperti evropian, Reinhart Priebe kërkon reforma urgjente të bazuara në proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Priebes janë adresuar shumë kritika në këto fusha. Në të mes tjerash theksohet se PSP duhet të vazhdoj me punë, pasi është e një rëndësie thelbësore ndjekja e personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme.
“Skandali i përgjimeve zbuloi një shkelje masive të të drejtave fundamentale. Është bërë pak progres në investigimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës në kontekstin e përgjimeve të paligjshme, sidoqoftë nuk ka pasur asnjë gjykim. Reformat në sektorin e sigurisë, veçanërisht në lidhje me përgjimet e komunikimeve, është shtyrë pas raportit të vitit 2015 por tani janë në përgaditje. Është esenciale që këto veprime të ndjeken si çështje urgjente. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e aktiviteteve publike duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm. Gabimet e të kaluarës nuk duhet të përsëriten dhe një formë e kapjes së shtetit nuk duhet të zëvendësohet nga tjetri. Disa veprime që do të kryhen në të ardhmen e afërt në mënyrë të pashmnagshme do të rezultojnë si raste të testimit në këtë drejtim”, thuhet në Raportin e Pribesë.
Në raport më tej theksohet se, kontrolli dhe keqpërdorimi i sistemit gjyqësor nga një numër i gjykatësve në pozita të fuqishme për të shërbyer dhe promovuar interesat politike nuk është zvogëluar. Sipas këtij raporti, ata kanë vazhduar të bëjnë presione ndaj kolegëve të tyre në pozita më të ulëta përmes kontrollit mbi 5 sistemet e emërimit, evaluimit, promovimit, diciplinës dhe shkarkimit që janë shfrytëzuar për të shpërblyer pajtueshmërinë dhe për të dënuar ata që nuk pajtohen. Grupi i ekspertëve se kjo është përshkruar si lloj i kapjes së shtetit, por më shumë karakterizohet si kapje e gjyqësorit dhe prokurorisë nga pushteti ekzekutiv.
“Ekziston një rrezik që disa në Qeverinë e re mund të tundohen, me arsyetimin e veprimit kundër keqbërësve, për të zëvendësuar gjykatësit të cilët kanë janë sjellur keq me vullnetin e të tjerëve për të vepruar për ta në mënyrë të ngjajshme të papranueshme. Prandaj, sugjerimet se gjyqësori duhet të “pastrohet” janë të padobishme. Është esenciale që autoritetet e reja të rrijnë prapa, të respektojnë ndarjen e fuqive dhe të lejojnë që gjyqësori të funksionon si trup i pavarur qeverisës që administron drejtësinë në mënyrë drejtë dhe të paanshme dhe duke operuar sisteme të drejta dhe efektive të vetëqeverisjes gjyqësore pa u ngarkuar nga asnjë ndikim prej jashtë”, qëndron në Raport.
Në raport janë adresuar kritika edhe për punën e Këshillit Gjyqësor, pasi lëndë të ndjeshme jo nëm mënyrë kompjuterike por bien vetëm në duart e gjykatësve të caktuar. Po ashtu, është theksuar edhe nevoja e reformave në media, në lirinë e shprehjes si dhe hulumtimi i rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.
Data 20.05.2026
Aktuale
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër
- Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçarja (EMRI)
- Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”
- Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hedhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ
- Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së
- Komisioni Evropian i jep Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

