Fondacioni “Fredricht Ebert”, në bashkëpunim me Institutitin e Programit për Demokraci Sociale “Progres”, në vitin 2016 inicuan projektin “Forum për barazi gjinore”, ku si qëllim pati të sigurojë platformë inkluzive, për zhvillimin dhe promovimin e politikës publike në sferën e barazisë gjinore e fokusuar në vlerat e demokracisë sociale. Po ky forum paraqitet për së dyti herë, ku edhe ka prezantuar tre dokumente, në aspektin e barazisë gjinore, thuhet nga Kalinka Gaber, Drejtoreshë e Programit të Institutit për Demokraci Sociale “Progres”.
“Puna më e suksesshme në forumin e parë për barazi gjinore, është imponuar në nevojën për bashkëpunimin e mëtejshëm të temave prioritare në fushën e barazisë gjinore në RM dhe krijimi i propozimeve dhe zgjidhja për përmirësimin e situatave të këtilla. Përmes punës së vazhdueshme gjatë vitit, përkrahja e ekspertëve, shpërndarja e përvojës praktike dhe dialogu i vazhdueshëm me të gjithë pjesmarrësit nga institucione akademke dhe shoqërisë profesionale, mësuesit dhe nxënësit, në Forum ju dha mundësi më të thella në përhapjen e aspektit të barazisë gjinore dhe krijimin e propozimeve dhe dokumenteve për politikat e së njejtës, në temat të cilat vetë i nxitnin si prioritet në sferën e problemeve gjinore në RM.
Si rezultat në Forumin e dytë për barazi gjinore dolën dokumentat për politikë me temat: Definimi i statusit të familjes me një prind dhe anëtarët e saj; Fenimizimi në profesionin e mësimdhënies dhe stereotipizimit arsimor të roleve në shoqëri; Dskriminimi gjinor në Media”, tha Gaber.
Sipas raporteve të dokumenteve, Mediat kanë një rol për të transmetuar programe për të mirën e publikut dhe për të promovuar vlerat, por mediat maqedonase për pjesën më të madhe vazhdon të reflektojë në jetën publike, ku dominohet nga burrat dhe për këtë arsye janë të forcuar steriotipet dhe qëndrimet gjinore.
Gaber theksoi se grupi që ka punuar mbi këtë temë ka bërë analiza të mediave nga programet e lajmeve në aspektin e strukturës editoriale të njerëzve pjesmarrës në media, në aspektin e politikës redaktuese ose tema që trajtojnë mediat në programet e tyre.
Gratë në raportimin e medias janë portretizuar shpesh si amvise, të varur nga tradita dhe burri dhe se kurrë nuk mund të arrijnë pozita menaxheriale, thuhet sipas dokumentit.
Pjesëmarrësit në sondazh nënvizojnë se mediat kanë një rol për të zbatuar arsimin e medias në mënyrë që të krijojë një shoqëri, në të cilën edukimi të sigurojnë që gratë dhe vajzat të shihen dhe të trajtohen si të barabarta me burrat.
Një situatë e ngjashme ekziston në lidhje me pozicionet e punës dhe mundësitë e barabarta për përparimin në karrierë. Shqyrtimi i barazisë gjinore në drejtim të pronarëve dhe redaktorëve të mediave në Maqedoni jep një imazh të numrave të pabarabarta të burrave dhe grave. Nga numri i përgjithshëm i pronarëve të regjistruar të mediave 37 janë burra, tre janë gra dhe pesë janë të panjohura.
Në raportin e dokumentit tjetër, rreth 70 për qind e mësimdhënësve në shkollën fillore në klasën e pestë të Maqedonisë janë gra, por në zonat rurale dhe në mesin e bashkësive etnike është një përqindje e lartë e mësuesve.
Të dy dokumentet përmbajnë rekomandime për vendimarrësit për të përmirësuar situatën në këto fusha.
Ndërsa, për statusin e familjes me një prind, propozohet të nxirret një paket e masave me të cilat do të përmirësohet statusi i tyre, dhe në përgjithësi statusi i prindërve, fëmijëve dhe famijes me një prind, thuhet në dokument, ku edhe janë dhënë një mori propozimesh.
D.K
Almakos.com

