Prokuroria Speciale ka arritur të dëgjojë 70 përqind të materialeve të përgjuara. Sipas raportit të katër gjashtë mujor të PSP-së, PSP ka ende shumë punë pasi duhet ndarë bisedat private nga ato që kanë përmbajtje krimi.
“Është analizuar përmbajtja e 424 589 audio-incizimeve të cilat i ka Prokuroria Speciale, dhe prej tyre, janë përpunuar 1039 transkripte prej të cilave, në bazë të bisedave që i përmbajnë, ka indikacione për vepra penale. Nga gjithsej 424 589 biseda të analizuara, 152 680 audio-incizime janë ndarë veçmas si biseda private”, thuhet në rarpotin e PSP-së.
Lëndë analize janë edhe bisedat e përgjuara që i janë gjetur Zahir Beqirit i njohur si Çaushi pasi sipas Janevës, kjo mund të nxjerrë numër edhe më të lartë të personave që janë përgjuar ilegalisht pasi ekzistojnë 15 mijë biseda të përgjuara.
“Gjatë analizimit të kopjeve forenzike është konstatuar se ekzistojnë më shumë se 15 mijë audio inçizime të cilat po kontrollohen në mënyrë që të vërtetohet se sa numra telefoni kanë qenë pre e përgjimit të paligjshëm. Theksojmë se ende po vijon kontrolli kështu që numri që e kemi prezantuar nuk është përfundimtar”, thuhet në tej në raport.
Prokuroria Speciale në raport është ankuar se prej 18 kërkesave për paraburgim, Gjykata Themelore nuk ka pranuar asnjë dhe vetëm për dy persona Gjykata Supreme ka shqiptuar paraburgim për shkak të ankesës së PSP-së.
Teksa PSP po bën hetime dhe parahetime, ende nuk ka asnjë proces gjyqësor për 17 aktakuzat që i ka ngritur për lëndë të ndryshme.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër
- Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçarja (EMRI)
- Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”
- Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hedhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ
- Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së
- Komisioni Evropian i jep Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

