Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Kuvendit të RM-së, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Britanisë së Madhe dhe Fondacionit për Demokraci Vestminster, Ambasadori britanik në Shkup Çarls Gareth deklaroi se Maqedonia përderisa rrugëton drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së, ka përkrahjen e tërësishme të Britanisë së Madhe. Mes tjerash, Gareth po ashtu dha mesazhin se në vitin 2017 Maqedonia, në veçanti Kuvendi, ishte në provim të demokracisë. Zgjedhjet lokale, nga ambasadori britanik konsiderohen si mjaft të rëndësishme që Maqedonia këtë vit të përmbyll me sukses sa më të madh.
“Demokracia maqedonase në vitin 2017 u vendos në provim, sidomos nëpërmjet ngjarjeve në Kuvend, si dhe me organizimin e zgjedhjeve lokale, Maqedonia ka mundësi që të del nga ky viti, më e fortë por edhe të ec përpara, dhe kjo është shpresa jonë”, deklaroi ambasadori britanik Çarls Gareth. / Almakos

