Tetova dhe Çairi do të jenë edhe në këto zgjedhje arenat kryesore ku do të masin forcat partitë politike shqiptare. Mbrëmë në çastet e fundit të afatit partitë kanë dorëzuar në komisionet komunale listat me të gjithë kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë komunal. Në Tetovë garës i kanë hyrë katër kandidat shqiptar. Në këtë komunë Lëvizja Besa garon me kryetarin e partisë, Bilall Kasamin, BDI me nënkryetaren Teuta Arifin, Aleanca për Shqiptarët me Adnan Nezirin dhe PDSH me nënkryetarin Bardhyl Dautin. Një vëmendje të veçantë partitë i kanë kushtuar edhe Komunës së Çairit. Në këtë komunë BDI do të garojë me ish ministrin e arsimit Visar Ganiun, Lëvizja Besa me nënkryetarin Zeqirja Ibrahimin, PDSH me ish këshilltarin në qytetin e Shkupit, Idriz Orana, ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka kandiduar Faruk Avdiun. Komuna e Gostivarit është komuna e dytë për nga numri i votuesve në rajonin e Pollogut dhe ndër komunat poashtu të rëndësishme për partitë shqiptare. Në këtë komunë kryetari aktual, Nevzat Bejta garon për mandatin e tretë nën siglën e BDI-së, ndërsa Lëvizja Besa aka nominuar Asaf Ademin. Në Gostivar Aleanca për Shqiptarët ka kandiduar ministrin e shëndetësisë Arben Taravarin, ndërsa PDSH kandidon Sabajdin Izairin. Në Dibër BDI ka rikandiduar poashtu kryetarin aktual, Ruzhdi Latën, Lëvizja BESA kandidon Xhemil Çupin, Aleanca për Shqiptarët Arben Agollin dhe nga radhët e PDSH-së garon Petrit Klenja.
Nga komunat rurale, rajoni i Shkupit dhe Pollogut poashtu do të jetë në focus të partive shqiptare. Në Studeniçan PDSH ka rikandiduar kryetarin aktual Azem Sadikun, ndërsa BDI garon me ish deputetin Femi Jonuzin. Lëvizja Besa në Studeniçan ka kandiduar Rexhep Memedin, ndërsa Aleanca për Shqiptarët Mexhit Ymerin. Në Komunën e Sarajit në garë rikthehet ishkryetari i kësaj partie nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti, ndërsa kundërkandidat nga Lëvizja Besa do të jetë Bashkim Bakiu. Aleanca për Shqiptarët në çastet e fundit të afatit në Saraj kandidoi Ekrem Aliun. Në Komunën Zhelinës BDI do të rikandidojë kryetarin aktual, Fatmir Izairin, Lëvizja Besa ka kandiduar Blerim Sejdiun, Aleanca për Shqiptarët me Reshat Aliun dhe PDSH me Sali Ajdinin. Në komunën e Likovës BDI ka kandiduar Erkan Arifin, Lëvizja Besa Shaban Zendelin, Aleanca për Shqiptarët Bekim Avuzin, ndërsa PDSH garon me Bardhyl Destanin. Beteja interesante do të zhvillohen edhe në komunat e tjera që dominohen nga shqiptarët.
Data 20.05.2026
Aktuale
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër
- Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçarja (EMRI)
- Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”
- Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hedhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ
- Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së
- Komisioni Evropian i jep Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

