Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook bëri të ditur se dhe zyrtarisht ka nënshkruar dorëheqjen nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë.
Duke u falenderuar për besimin e dhënë gjatë kohës për sa ishte deputet, kryetari i Lëvizjes Besa Kasami shkruan që është gati për sfidën e re dhe për t’u shërbyer qyetarëve nga Tetova.
Në vijim është shkrimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami:
Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë të Lëvizjes BESA dhe ju tetovarë të dashur,
Sapo e nënshkrova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë.
I nderuar që kisha mundësi gati një vit t’i shërbej qytetarit shqiptar të Maqedonisë, me kënaqësi sot po jap dorëheqje për ta pranuar sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, që kështu t‘u shërbej të gjithë tetovarëve.
Na priftë e mbarë dhe mirëfestofshim në Tetovën tonë!
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA

