Shumë parti shqiptare, arritën në arenën politike, në Maqedoni, në vitet e fundit, por në këtë treg kanë zënë një vend të rëndësishëm. Sot nga strukturat e partive politike shqiptare, kanë dalë figurat e saj, për të kandiduar në komunat, në Maqedoni. Se si e shohin secila parti kundërshtarin e vet, dhe se si paraqitja e një numri të madh të kanditatëve në zgjedhjet lokale e përçajnë votën shqiptare ata thonë që është një mundësi që qytetarët të zgjedhin cilësinë, shkruan Almakos.
Bujar Osmani, kryetar i shtabit të komunës së Çairit, për BDI –në, thotë për Almakos se vota është e lirë dhe se qytetarët kanë mundësi të zgjedhin kanditatin më të mirë, por thekson se vota e qytetarit duhet të shkojë tek ato organizime politike ku kanë përvojë të gjatë dhe që dijnë të shtyjnë poceset përpara.
“Bukuria e demokracisë është oferta e shumtë. Pra, oferta e shumtë jep mundësi për zgjedhje, cilësore. Por, unë mendoj se ne Çair situatën e kemi bardh e zi. E kemi alternativën, e cila ka kredibilitet dhe ka besueshmëri në realizimi e projekteve dhe kemi alternativat, të cilat janë sezonale dhe për ta testuar veten. Mendoj se qytetarët do të investojnë në ato organizime politike, të cilët kanë themel dhe kanë mundësi për shtyerjen e proceseve përpara”, tha Osmani, për Almakos.
Ai shtoi se në BDI frymon fryma reformuese, autentike dhe evropiane. Ata parashikojnë të dalin me një program precis të afatizuar dhe me vlera të sakta, por do të presin të fillojë fushata, që të shpalosin programin e tyre.
Nga Lëvizja Besa, ku ku kjo parti erdhi së fundi në arenën politike të vendit, por që ka zënë një vend të rëndësishëm, dhe menjëherë ka krijuar simpatinë e qytetarëve të Maqedonisë thotë për Almakos se ata vijnë për të vetmin qëllim që të punohet për qytetarët e vendit e jo për interesat personale ose partiake.
“Që nga dalja e Lëvizjes BESA në skenën politikë, vota shqiptare është më e bashkuar se kurrë. Shqiptarët kanë para vetes dy zgjidhje, të votojnë ata që me konsistence kanë mbrojtur çdo interes të tyre, siç e ka dëshmuar Lëvizja BESA, apo të votojnë ata që i kanë sjellë në këtë gjendje të mjerueshme veçanërisht komunat me shumicë shqiptare dhe çdo votë për ta është votë për pazaret e tyre në kurriz të shqiptarëve. Pra, prej daljes në skenë të Lëvizjes BESA, në Maqedoni ka adresë të saktë të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve nga profesionistë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha njerëz që ia duan të mirën popullit të tyre. Dhe jo vetëm në Çair, por gjithandej ku është e shtrirë dhe garon Lëvizja BESA, interesat e shqiptareve do të jenë prioriteti ynë kryesor që do te prezantohen edhe për çështjet e projekteve konkrete nga kandidatët dhe ekipet e tyre që janë në garë për zgjedhjet lokale”, thotë zëdhënësi Faton Fazliu, nga Lëvizja Besa, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com

