Në njësitet elitare të ARM-së, sipas bindjeve personale dhe hulumtimeve të bëra, elementi shqiptar nuk do të futet edhe në të ardhmen. Kështu thotë eksperti I sigurisë Bashkim Sulejmani, duke komentuar mbi faktin që asnjë shqiptar nuk është pjesë e njësitit special “Ujqit”. Ai tha se mospërfaqësimi i shqiptarëve nëpër njësitet elitare të ARM-së, është bërë traditë dhe trashëgohet nga një Qeveri në tjetrën, duke shtuar se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik për t’i plotësuar vakumet ku nuk ka përfaqësim të drejtë të shqiptarëve.
“Kjo dëshmon që, Maqedonia pikërisht kur të jetë e interesuar për ti trajtuar mirë dhe drejtë shqiptarët, pikërisht do të jetë, edhe anëtarësimi I plotë I qytetarëve shqiptarë dhe njësive speciale të cilat në kontinuitet të gjitha ato padrejtësi që u shkaktohen shqiptarëve, siç janë rastet e ndryshme, pikërisht është një laborator I veçantë I MPB-së që për shqiptarët me tradita është I paprekur, edhe pse në kontinuitet kemi përfaqësuesin shqiptar…I patë edhe anketat e fundit që u bënë, pikërisht ky institucion është më I pabesuar në RM ndaj shqiptarëve, dhe të gjitha rastet e montuara që buruar deri tani, pikërisht janë nga këto nëjsi, qoftë në njësinë e ndërhyrjeve.”, ka deklaruar Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.
Sulejmani shtoi se shteti duhet të tregojë sinqeritet ndaj shqiptarëve dhe se detyrimisht duhet të ketë përfaqësim të drejtë prej shqiptarëve, pasi mospërfaqësimi adekuat, sipas tij, është një nga elementet për të mos i besuar MPB-së.
“Jo rastësisht në bazë të disa të dhënave është se 43 % nuk kanë besueshmëri, shihni në vendet veriperëndimore qytetarët shqiptarë mbi 80 % nuk I besojnë organeve të policisë dhe një nga problemet esenciale, në baza të hulumtimeve që kemi bërë ne domethënë, sa I besoni policisë multietnike në RM, dhe në rast se do të haseni në telashe ose ndonjë kontest eventual, do ta zgjidhni problemin vet, apo do t’I drejtoheni organeve të policisë, mbi 80 % nuk do ta denonconin policinë.”, ka shtuar Selmani.
Ai po ashtu thotë se në kuadër të këtyre njësive duhet të ketë edhe përfaqësues nga gjinia femërore për kontrollet dhe verifikimet, sepse shumicën e rasteve ndodh që të shkilet e drejta e fëmijëve, e drejta e grave dhe komplet e drejta e pronës private. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, mungesa e shqiptarëve në njësitin special “Ujqit” është për shkak të të periudhës specifike, ku ndalohen punësimet e reja.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër
- Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd! Këmbësorja përplaset nga makina, humb jetën 65-vjeçarja (EMRI)
- Gjorgjievski: Këtë vit do të fillojnë punimet për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov”
- Ambasadori Meidani nuk ishte në Shkup, hedhen poshtë raportimet për thirrje në MPJ
- Ahmeti-Rokas: BE-ja, destinacioni i vetëm i Maqedonisë së Veriut
- Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së
- Komisioni Evropian i jep Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

