Kryeministri Zoran Zaev ka emëruar në një post të lartë kardiologun i cili në Kosovë në vitin 2014 ka qenë i arrestuar dhe ka qëndruar në paraburgim si pjesë e grupit të dyshuar për mallverzime dhe keqpërdorime me operacionet e zemrës. Borçe Petrovski, është emëruar anëtarë i këshillit drejtues – përfaqësues të themeluesit Shtëpia e Shëndetit Publik-Klikina universitare për kardiologji Shkup.
Petrovski dhe anëtarë të tjerë të grupit në Kosovë janë akuzuar për vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”. Në mesin e keqpërdorimeve kanë qenë edhe vendosja e stendave për çka mjekët dhe spitalet kanë përfituar shuma të mëdha devizash. Sipas njoftimeve të mediave kosovare në atë kohë, disa nga mjekët nuk kanë pasur as leje për punë dhe për intervenime në zemër. Petrovski dhe grupi i tij janë akuzuar se disa spitaleve private ju kanë mundësuar përfitime jologjire në dëm të buxhetit të Kosovës.
Prokuria Speciale në atë kohë pati njoftuar se “ekzistojnë dyshime se nëntë personat kanë shkelur ligjin me nënshkrimin e marëveshjes për sigurim shëndetësor, të cilën nuk e ofrojnë institucionet shëndetësore publike, me disa spitale private”. Petrovski ka qenë pronar i një spitali privat për sëmundje të zemrës në Kosovë, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe në disa spitale private në Kosovë. Ai aktualisht është i angazhuar edhe në spitale private në Maqedoni.
Më herët Borçe Petrovski ka qenë drejtor i Qendrës klinike dhe ish drejtor i Klinikës për kardiologji në Shkup. Përveç se në vitin 2014, Petrovski në Kosovë ishte arrestuar edhe në vitin 2007, por në atë kohë ishte liruar në mungesë të dëshmive. Në vitin 2014 Petrovski u arrestua për herë të dytë. Në Kosovë, akoma po vazhdon procesi gjyqësor në lidhje me rastin Stenta. Seanca e parë ku është lexuar aktakuza u mbajt në maj të këtij viti.
Televizioni Shenja kërkoi dje përgjigje nga Qeveria për emërimin e Petrovskit, por deri tani nuk ka asnjë koment prej tyre.
Arben Zeiqir

