Author: almakos

17 September Kuvendit për sa muaj tashmë vazhdon të funksionojë pa nënkryetarë. Derisa shumica parlamentare pretendon se Kuvendit duhet të ketë pesë nënkryetarë, aq sa ka propozuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferit, opozita është e ndarë. VMRO-DPMNE-ja mbështet vetëm opsionin siç e quajnë ata tradicional, që Kuvendit të ketë tre nënkryetar. Partia më e madhe opozitare akuzon shumicën se me pozita në Kuvend, po plotëson nevojat politike dhe partiake. Fillimisht vlerësojmë se duhet ndjekur tradita e Kuvendit që nga viti 1991 e deri më tani, pra Kuvendi të ketë tre nënkryetar, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton efikasitet,…

Lexo më Shumë

17 September Pas shpalosjes së qëndrimit të Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasamit që rrezikon fitoren e shqiptarëve në komunën e Kërçovës duke e përçarë votën shqiptare, kjo Lëvizje vijon me të njëjtin avaz duke rrezikuar fitoren edhe në komunën e Bërvenicës nëpërmjet të përçarjes së votës edhe aty. Kjo qasje defetiste vë në rrezik të drejtpërdrejtë interesat kombëtare në këto komuna. Në interes të fitores dhe unifikimit të votës së qytetarëve në Bërvenicë, BDI nuk ka propozuar kandidatë dhe ka ftuar të gjitha partitë të tërheqin kandidaturat duke përkrahur kandidatin e vetëm të pavarur në këtë komunë. BDI është e…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prilep-Manastir, afër fshatit Srpci. Gjatë aksidentit janë përpalsur dy vetura, gjatë të cilit ka vdekur shoferi i njërës veturë me inicialet A. R. Lëndime të rënda ka pësuar 36-vjeçarja me inicialet R.S., nëdërsa lëndime më të lehta ka pësuar, E.C., 41 vjecar nga Ohri. Është lënduar edhe shoferi i automjetit tjetër të përplasur. Policia është duke u përpjekur që ta zbardhë plotësisht rastin. /SHENJA/

Lexo më Shumë

17 September Një trup i pajetë, i një gruaje identiteti i së cilës ende nuk dihet është gjetur në një nga rrugët e Gostivarit. Sipas Ministrisë së Brendshme, rasti në fjalë është paraqitur në çastin kur një kalimtar i rastit ka vënë re trupin e pajetë se si qëndron në një cep të rrugës “Ivo Lola Ribar”. Në vendngjarje menjëherë ka dalë prokurori publik, me çka po punohet në zbardhjen e plotë të rastit. Njohuritë e para  për rastin janë se vdekja ka ndodhur për pasojë të dhunës. Informacione më të sakta paralajmërohen pas përfundimit të ekspertizës nga ana e…

Lexo më Shumë

Babë dhe bir kanë ndërruar jetë pasi janë goditur nga energjia elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sushicë, Komuna e Novo Sellës. I ndjeri me inicialet I. P., 54 vjeçar, është zënë nga rryma derisa po përpiqej që të rregullonte një instalim të prishur elekrik. Tragjedia është rritur kur i biri i tij, 30-vjeçari me inicialet M. P., ka tentuar ta ndihmojë babain, por e ka pësuar edhe vet. Për rastin tragjik janë duke hetura, prokuroria dhe policia. /SHENJA/

Lexo më Shumë

17 September Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork nga data 17 deri më 23 shtator, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Në përbërjen e delegacionit të Republikës së Maqedonisë do të jenë edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol për diasporën Edmond Ademi. Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së Përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveri e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. Është paraparë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se si vend anëtar Shqipërisë i duhet të llogarisë jo vetëm përfitimet, por edhe përgjegjësitë që burojnë nga anëtarësimi në Aleancë, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së takimit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, që po zhvillon punimet në Tiranë, Rama ka folur për domosdoshmërinë e anëtarësimin të Kosovës dhe Maqedonisë në NATO, por edhe të vendeve të tjera të rajonit. Gjithashtu ai ka theksuar se edhe në të ardhmen forcat e armatosura të Shqipërisë do të kontribuojnë për realizmin e angazhimeve të NATO-s. “Një ndër përgjegjësitë…

Lexo më Shumë

Partitë UNITETI dhe RDK, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të garojë në katër komuna. Në Dibër, kryetari i degës, Shkëlqim Xhafa do të garojë për kreun e komunës, ndërsa bartëse e listës për këshilltarë është përzgjedhur Munire Dumani. Në Çair, koalicini do të garojë vetëm me listë për këshilltarë dhe të njëjtës do t’i prijë afaristi Orhan Loku. Po ashtu, edhe në Kumanovë, kryetarja e degës së Unitetit, Xhavide Zymberi-Ebibi është përcaktuar si bartëse e listës së këshilltarëve. Në Gostivar, siç është bërë e ditur tanimë, ky koalicion do të garojë…

Lexo më Shumë

Është kthyer në shtëpi Mefail Sulja, 47 vjeç, i cili është lajmëruar si i humbur. Familjarët kanë konfirmuar për Televizionin SHENJA se Mefali është gjetur pa probleme. Familjarët dje kanë deklaruar se Mefaili kishte dalë nga shtëpia rreth orës 10 të ditës dhe ende nuk ishte kthyer. Familjarët shprehin shqetësimin për shkak se i afërmi i tyre vuan nga të meta psiqike.

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura ditore pritet të jetë mbi mesataren e kësaj periudhe të vitit. Do të fryjë erë e dobët në drejtim jugperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit era do të përforcohet. Temperatura ditore parashikohet të lëvizë prej 28 deri më 36 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të jetë me diell dhe nxehtë, do të fryjë erë e dobvt me drejtim jugperëndimor, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë 34 gradë celsius. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë u kanë bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes, për shkak se…

Lexo më Shumë

Përse Mali i Zi e ka njohur Kosovën? A është Mali i Zi shtet anti-serb? Çfarë raportesh ka me Vuçiqin? Janë këto disa prej temave për të cilat ka folur ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një bisedë për të përditshmen serbe “Blic”. Duke folur për raportet mes dy vendeve dhe nëse Mali i Zi dhe Serbia kanë raporte armiqësore, Gjukanoviq tha: “Duhet kuptuar të gjithë, edhe në Mal të Zi, edhe në Serbi e edhe në Rusi, se Mali i Zi e ka kokën e vet dhe u shërben interesave të veta. Dhe se në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Ka humbur Mefail Sulja, burrë rreth 47 vjeç. Familjarët thanë për TV SHENJA se Mefaili ka dalë nga shtëpia rreth orës 10 të ditës dhe ende nuk është kthyer. Pasi personi në fjalë është me të meta psiqike, familjarët thanë se kur largohet nga shtëpia ai nuk din të kthehet. Familjarët luten që nëse dikush e takon diku Mefailin, t’i kontaktojnë në numrin e telefonit 079 243 522.

Lexo më Shumë