Babë dhe bir kanë ndërruar jetë pasi janë goditur nga energjia elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sushicë, Komuna e Novo Sellës. I ndjeri me inicialet I. P., 54 vjeçar, është zënë nga rryma derisa po përpiqej që të rregullonte një instalim të prishur elekrik.
Tragjedia është rritur kur i biri i tij, 30-vjeçari me inicialet M. P., ka tentuar ta ndihmojë babain, por e ka pësuar edhe vet.
Për rastin tragjik janë duke hetura, prokuroria dhe policia. /SHENJA/

