Raporti i grupit të ekpertëve evropianë të kryesuar nga Reinhart Priebe, i cili u publikua ditë më parë në Bruksel, përmban një sërë rekomandimesh që Maqedonia duhet të zbatojë, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, e cila ishte edhe fusha që mori më shumë kritika nga ky raport. Rezultatet e këtij raporti tregojnë se gjyqësori në vend është i politizuar, që nga emërimi dhe ngritja apo ulja në pozita të ndryshme, në sjelljen e vendimeve si dhe me ndarjen e rasteve të rëndësishme vetëm perosnave të caktuar. Prandaj, ekspertët e Priebes mes tjerash rekomandojnë:
RAPORTI:
–Reformat gjyqësore duhet të përfshijnë rishikim të thellë të rolit dhe llogaridhënies së Këshillit gjyqësor, përfshirë edhe çështjet që lidhen me përbërjen e tij, vendosjen e mandatit të papërsëritshëm, sigurimin e procedurave për shmangien e rrezikut nga nepotizmi dhe kronizmi, sigurimin e objektivitetit, vendime të bazuara në merita, si të shmangen konfliktet e interesit.
–Gjykatësit duhet të përjashtohen nga emërimi në Këshillin Gjyqësor si pjesë e kuotës që nuk është rezervuar për gjykatësit dhe duhet të merret parasysh reduktimi i kompenentës gjyqësore, siç ëshët sugjeruar nga Komosioni i Venecias. Kjo mund të arrihet duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile. -Duhet më shumë transparencë në zgjedhjen e komponentës gjyqësore, të cilat duhet të organizohen dhe të numërohen nga ndonjë person apo persona jashtë Këshillit Gjyqësor.
–Duhet të ketë kontroll të pavarur të plotë të funksionimit të sistemit të alokimit të rastësishëm të rasteve për të përcaktuar kur dhe nga kusht ky sistem nuk është respektuar.
Ky grup ekspertësh thotë se me skandalin e përgjimeve të paligjshme është zbuluar se janë bërë shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe personat përgjegjës apo të përfshirë në të duhet me doemos të dalin para drejtësisë.
RAPORTI:
–Për të siguruar përgjegjësi penale, autoritetet duhet të sigurojnë që të gjithë veprat penale që ndërlidhen apo dalin nga përgjimet e paligjme janë ndjekur deri në konkluzionin final.
–Autoritetet duhet të garantojnë vazhdimësinë ose zgjerimin e afatit kohor të Prokurorisë Speciale Publike për të kryer hetime dhe për të ngritur akt akuza apo për të siguruar që PSP mund të ndjekë këto raste.
–Sistemi i prokurorisë në vend duhet të veprojet dhe të lejohet të veproj në mënyrë të pavarur dhe të pa politizuar. Kjo përfshin rishikim të tërësishëm të marrëveshjes dhe kapaciteteve institucionale dhe rregullative.
–Ministria e Brendshme duhet të zbatoj kritere të pastërta dhe transparente për rekrutimin, promovimin dhe risistemimin si dhe të vendos koherencë mes pozicioneve dhe gradave.
Ata po ashtu kanë kërkuar që të zbatohen edhe reforma në media, duke i vënë një theks të veçantë servisit shtetëror publik dhe pavarësimit të tij.
RAPORTI:
–Qeveria duhet të garantoj që reformat e mediave janë të planifikuara mirë, të bazuara në hulumtim dhe kredibilitet, konsultime në kohë dhe transparente me të gjihta palët, publike dhe private, pa diskrimine
–Duke pasur pasur parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen mediat e shkruara, masat si TVSH-ja apo tatimet e tjera, mund të miratohen në mënyrë që të garantohet hapësirë mediatike pluralist.
–Hulumtimi i sulmeve kundër çdo gazetari duhet të jetë prioritet dhe të konkludohet shpejtë.
Më tej në raport thuhet se, për të përmirësuar rolin e mediave në kërkimin e llogaridhënies nga shteti, gazetarët investigativ duhet të inkurajohen dhe t’u jepen mundësi nga institucionet publike dhe mediat.
Teuta Buçi /SHENJA/

