Raporti i fundit i grupit të ekpsertëve të Priebes e paraqet gjendjen e mediave në vend si shumë shqetësuese. Verëjtjet adresohen tek liria e shprehjes së lirë, liria e mediave, joprofesionalizmi i gazetarëve dhe kushtet jo të kënaqshme të punës nëpër media. Reduktimin mediave të shtypura, ky raport e vlerëson si shenjë që tregu nuk ka qëndrueshmëri pa mbështjetje të theksuar nga qeveria. Gjendja e mediave të shtypura, qndron më tej në raport, duhet të adresohet pasi numri i gazetave nacionale është shumë i ulët (vetëm 5 gazeta ditore) dhe është kërcënim potencial i mediave pluraliste dhe të lira, që është esenciale për çdo demokraci. Po ashtu, grupi i ekspertëve thekson se gazetarët shpesh nuk veprojnë sipas standardeve etike dhe kjo dëmton kredibilitetin e profesionit.
PRIEBE
“Kjo më tej është përforcuar nga akuzat e praktikave të korruptuar nga disa gazetar si rezultat i vetë cenzurës apo mungesës së aftësive të nevojshme profesionale. Gjithashtu, dy asociacionet më të mëdha të gazetarëve – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve nuk po bashlëpunojnë. Kushtet e punës për gazetarët janë akoma shumë të varfëra me paga të ulëta dhe kontrata pune afatshkurtëra pa sigurim. OSBE ODIHR në misionin e saj të monitorimit të zgjedhjeve në raportin final ka nënvizuar shqetësime mbi pavarësinë e servisit publik RTM, Agjencinë e Mediave, frikësim dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe dështim për të ofruar raportim të balancuar dhe të paanshëm”.
Sipas grupit të Priebes, rekomandimet e vitit 2015 janë implementuar vetëm në masë të kufizuar. Mediat akoma ballafaqohen me shumë sfida që kanë ndikuar në hapësirën mediatike për disa vite dhe tani akoma është perceptimi se mediat janë të politizuara apo instrument i personave me ndikim. Ky raport thotë se servisi publik është akoma në krizë dhe nevojitet veprim i menjëhershëm, posaçërisht adresimi i deficitit financiar.
Tabelë: Priebe
“Në Marrëveshjen e Përzhinos, partitë politike vendosën për një numër iniciativash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Katër partitë politike po ashtu zotuan se do të ndryshojnë ligjin e mediave në linjë me Reformat Urgjente Prioritare të Komisionit Evropian dhe të raportit të grupir të vitit 2015 brenda gjashtë muajve pas zgjedhjeve dhe që duhet të bëhen ndryshime ligjore për të lejuar 24 orë në ditë kanalin në gjuhën shqipe në MRT”.
Po ashtu, ata kanë kritikuar edhe autoritetet për mos hulumtimin e rasteve të frikësimit, kërcënimit dhe dhunës së raportuar ndaj gazetarëve, kryerësit e të cilave nuk janë dënuar. Mbrojtja e gazetarëve nga mosndëshkimi, sipas tyre, duhet të jetë prioritet pasi sulmi ndaj gazetarëve në detyrë është sulme ndaj vlerave të një shteti demokratik.
Teuta Buçi

