Sektori për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri te prokuroria publike e Gostivarit ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale F.R, për veprën e kryer penale, krijimin dhe përdorimin e një kartele pagesash të falsifikuar, sipas nenit 274 që parasheh dënim në bazë të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. I njëjti, me qëllim të përfitimeve të paligjshme, në tetor të vitit të kaluar me falsifikimin e kartelave të shtetasve të huaj, nëpërmjet internetit ka blerë telefona celular.
Gjegjësisht F.R, me qëllimin që të përfitojë në mënyrë jo ligjore në internet që të sigurojë të dhënat e kartelave bankare nga kartela të vërteta pagesash, gjegjësisht nga bartësit e kartelave të huaja pagesore, me të cilat ka kryer shumë transaksione ilegale në një faqe interneti, pas çka më datë 21tetor të vitit 2016 ka blerë tre telefona celularë. Në këtë mënyrë, i denoncuari me inicialet F.R ka kryer në mënyrë jo legale një transaksion në vlerë prej 183.597 denarë, me çka ka kryer veprën penale prodhim dhe përdorim të një kartele të rreme pagesore, në pajtim me nenin 274 që parasheh dënim sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Nga ana e sektori për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore digjitale, nga F.R është marrë njëri nga tre celularët i cili është blerë, gjegjësisht porositur me kartelë të falsifikuar pagesore. Nga analiza e ekspertizës së celularit të tij personal që paraprakisht i është konfiskuar me vërtetim për marrje të përkohshme të disa të dhënave është konstatuar se i denoncuar përmes rrjeteve sociale ka komunikuar me persona të tjerë në lidhje me kryerjen e transaksioneve jo legale me anë të kartelave të falsifikuara pagesore si dhe porosi të pajisjeve kompjuterike dhe telefona celularë me të njëjtat kartela pagesore. Gjithashtu, në komunikimin e tij me persona të tjerë, ka biseduar edhe për një transaksion jo legal, me të cilin ndërlidhen tre telefona celularë të cilët në të ardhmen do të vazhdonte që t’i porosiste, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese me shkrim.

