“Sheqerinska para vetëm 10 ditësh bëri furnizim me lajthi, bajame dhe fëstëkë për nevojat e tryezës së saj në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky luks qytetarët i kushtonte madje 5.000 euro”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Në sistemin elektronik për furnizime publike është publikuar një shpallje për furnizimin e frutave të detit, sipas së cilës, organi kontraktues është Ministria e Mbrojtjes, me të cilën udhëheq Radmilla Sheqerinska. Shuma e vlerësuar pa TVSH, arrin pikërisht 4.860.952,00 denarë, gjegjësisht rreth 80.000 euro, citon Millosh Milloshoski, nga VMRO në pres konferencën e djeshme.
Ai shton se pa aspak turp, jashtë çdo mendjeje të shëndosh, Sheqerinska furnizon fruta të detit në vlerë prej 80.000 eurosh, ndërsa për nevojat e ushtarëve nuk ka lëvizur as me gishtin e vogël.
“Me këtë mënyrë të veprimit, Zaevi dhe Sheqerinska për kohë të shkurtër do ta zbrazin arkën shtetërore. Të holla për rritjen e pensioneve të pensionistëve nuk ka. Kanë shkurtuar 1.5 miliardë denarë për arsimin. Të holla për rritjen e rrogës mesatare nuk ka, por ka për fruta të detit, apetisanë, lajthi, lule dekorative dhe shumë gjëra të tjera joproduktive prej të cilave, qytetarët nuk kanë asfare përfitim”.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Rexhepi-Zejd: Meidani qëndron pranë kauzës shqiptare
- Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kalon te Albin Kurti
- IKSHPK: Konfirmohen 17 raste me fruth në Kosovë, të gjithë të pavaksinuar
- Ulet nafta me 3 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për hidrokarburet
- (VIDEO) Konfiskohen në Tabanoc 500 mijë euro, arrestohet shoferi
- Mucunski: Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut
- Gjyqi për dosjen “Partizani”, ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar!
- Zbritja e OKTA-s skadoi! Qytetarët paguajnë dizel 92 denarë për litër

