18 September
Policia gjyqësore dhe gardianët ankohen për kushtet e punës. Sipas tyre, kushtet në të cilat ato punojnë nuk plotësojnë asnjë normë vendore dhe aq më pak ndërkombëtare. Në mesin e kërkesave potencojnë rritjen e rrogës, rregullimin e stazhit të punës dhe furnizimin me uniforma.
Ballafaqohemi me rroga të ulëta dhe jo të rregullta. Ballafaqohemi me orë që i punojmë jashtë orarit por nuk na paguhen. Uniforma nuk kemi marrë thuajse 10 vitet e fundit. Çdoherë lutemi tek kolegët e MPB-së që të na gjinden me ndonjë këmishë, pantallona ose pallto. Kemi probleme të mëdha, por shpresojmë se do të lëvizim pak nga kjo pikë e vdekur me qëllim që të na mënjanohet ky zhgënjim disa vjeçar- tha Antonio Stailxhovski, epror i gardianëve në Idrizovë
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski pranon se policia ndër vite nuk është furnizuar me uniforma të reja, gjë që ka ndikuar në përkeqësimin e imazhit të shërbyesve policorë.
Policia për një dekadë nuk është furnizuar me uniforma, këpucë dhe këmisha. Një fakt i hidhur që nuk guxon asnjëherë të përsëritet. Për këtë fillimisht kemi filluar procedurë për porositjen e 7000 çizmeve për njësinë speciale, bluza, këpucë, pallto për dimër dhe për verë, këmisha vere, kapela, rripa, pantallona, uniforma verore dhe uniforma tjera për njësinë speciale- deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Ndërkohë nga ministria e Drejtësisë, nën kompetencë të së cilës bien policia gjyqësore dhe gardianët e burgjeve thonë se kanë pranuar kërkesat e policëve dhe se për periudhë të shkurt kohore do të merren masa konkrete në plotësimin e kushteve të tyre.
Deri tek ministria e Drejtësisë kanë arritur dy kërkesa, njëra nga Sindikata e Administratës me të cilën udhëheq Peco Grujevski dhe njëra nga Sindikata e policëve gjyqësor dhe gardianëve. Ditëve në vijim ministria e Drejtësisë do të organizon takim me dyja palët për të biseduar dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante që kanë të bëjnë me këto problematike të mundemi të gjejmë zgjidhje më të mirë të mundshme në favor të policisë gjyqësore dhe gardianëve të burgjeve- deklaroi Bilen Saliji, ministër i Drejtësisë.
Konkursi i fundit për shërbyes policorë i cili do të përfundojë pas zgjedhjeve lokale, parashikon që një numër i policëve të sistematizohen edhe në policinë gjyqësore dhe gardian të burgjeve. Kushtet e shërbyesve policorë ishin pjesë edhe në bombat e opozitës. Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovksa kishte pranuar se policia punon në kushte minimale dhe se e njëjta disa herë është keqpërdorur për qëllime politike.
Adrian Kerimi

