Pallati i kulturës në Tetovë, të shtunën mbrëma ishte arena kulturore e zhvillimit të Festivalit të gjashtëmbëdhjetë të folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2017, Performancat e grupeve artistike të ardhura nga disa vise të trojeve mbarë shqiptare gjatë natës së këtij shtatori, Tetovës i dhanë një atmosferë festive e cila vazhdoi gjerë në orët e vona të mbrëmjes. Me këtë rast, juria e formuar kësaj here nga Remzi Aliu, kryetar, Ismail Selami dhe Nevzat Memeti, anëtarë, i shpallën rezultatet e garimit, edhe atë çmimi special “Burimet e Sharrit” iu nda Ansamblit “Ilirida” nga Shkupi, Çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, iu nda Qendrës kulturore “Kamëz” nga Tirana, çmimi “Mehmet pashë Deralla” , iu nda SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, çmimi “Menada-valltare ilire” iu nda SHKA ”,Karshiaka” nga Shkupi, çmimi “Oeneja e lashtë”, iu nda ansamblit “Shqiponja” nga Saraj dhe çmimi i publikut iu nda Shoqatës kulturore “Burimet e Sharrit” nga Tetova.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Rexhepi-Zejd: Meidani qëndron pranë kauzës shqiptare
- Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kalon te Albin Kurti
- IKSHPK: Konfirmohen 17 raste me fruth në Kosovë, të gjithë të pavaksinuar
- Ulet nafta me 3 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për hidrokarburet
- (VIDEO) Konfiskohen në Tabanoc 500 mijë euro, arrestohet shoferi
- Mucunski: Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut
- Gjyqi për dosjen “Partizani”, ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar!
- Zbritja e OKTA-s skadoi! Qytetarët paguajnë dizel 92 denarë për litër

