Instituti Francez në Shkup, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shkup organizon kurse të gjuhës frënge!
Vlen të theksohet, se frengjishtja, si gjuhë e rëndësishme europiane, e përdorur në përmasa ndërkombëtare është një aset i vlefshëm për të ardhmen!
Gjuha frenge (së bashku me anglishten) është gjuha e vetme e cila flitet në pesë kontinente, prej më shumë se 200 milionë personave. Është gjuha më e shpërndarë për t’u mësuar në nivel botëror, pas anglishtes
Të mësosh frengjishten është një privilegj, sepse është gjuhë e punës dhe gjuhë zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e UNESCO-s, e NATO-s, e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe e shumë instancave tjera juridike ndërkombëtare. Frëngjishtja është gjuhë e tre qyteteve që janë edhe seli të institucioneve europiane: Strasburg, Bruksel, Luksemburg.
Andaj urdhëroni në Institutin Francez në Shkup.
Ky Institut ka më se 20 vjet përvojë në organizimin e orëve të frëngjishtes për fëmijë, nxënës të shkollave fillore, nxënës të shkollave të mesme dhe të rritur, studentë, për të gjitha nivelet dhe të gjitha nevojat!
Regjistrimet fillojnë nga 15 deri më 30 shtator 2017
Orët fillojnë më 1 tetor, dy herë në javë, nga 1 orë.
Informacione shtesë në tel. 070 / 551-756
Ose drejtohuni në adresën elektronike: [email protected]


