Ish-kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se asnjë kandidat për kryetar komune dhe asnjë parti politike nuk mund të mbështetet për të fituar votën e tij. Në vijim përcjellim prononcimin e plotë të Bastri Bajramit:
“Të nderuar gazetarë, portale dhe media.
Të nderuar miq e dashamirë.
Së fundmi (dje dhe sot), emri im është lakuar sërish si pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, pa marrë mundin që, gazetarë dhe portale të caktuara, të më kontaktojnë dhe pyesin atë çfarë u intereson! Dhe, pa asnjë deklaratë zyrtare raportohet se unë, Bastri Bajrami, mbështes ndonjërin nga kandidatët tashmë të caktuar në Komunën e Haraçinës dhe më gjerë. Dëshiroj që, edhe njëherë (pasi javë më parë u prononcova) t’ju bëj me dije se nuk mbështes asnjë kandidat dhe asnjë parti politike, pos asaj se, si të gjithë qytetarët tjerë, do ta shfrytëzoj të drejtën e votës ditën e zgjedhjeve.
Faleminderit për mirëkuptimin, me shpresë që emri im nuk do të përmendet pa marrë qëndrimin tim si qytetar i rëndomtë i këtij vendi.”

